-20% Off

Youth Lab – Retinol Reboot Eye Treatment Set

Original price was: 5450 L.Current price is: 4360 L.

Set i cili permban Retinol Reboot Eye Serum + Retinol Reboot Hydra-Gel Eye Patches.

Compare

Description

Përshkrimi i Produktit
  1. Retinol Reboot Eye Serum është një serum i avancuar rigjenerues për konturin e syve me aplikim 360°. Falë veprimit intensiv dhe të menjëhershëm të retinoideve, pa shkaktuar irritim apo tharje të padëshiruar, ai rigjallëron pamjen duke zbutur vijat, rrudhat dhe rrudhat mimike. Njëkohësisht, forcon dhe hidraton, duke dhënë shkëlqim dhe ndriçim për të gjithë zonën e syrit, përfshirë edhe qepallat, pasi është testuar oftalmologjikisht për aplikim 360°. Efikasiteti i formulës ruhet në paketim të mbyllur hermetikisht, që parandalon kontaminimin nga kontakti me duart dhe ajrin atmosferik.
  2. Retinol Reboot Hydra-Gel Eye Patches është maskë nate e avancuar për sytë me Retinol dhe Retinol bimor (Bakuchiol). Zbut rrudhat e thella, forcon dhe hidraton lëkurën, duke rikthyer njëtrajtësinë e tonit dhe teksturës pa shkaktuar irritim. Ofron efekt lifting të menjëhershëm dhe rezultate afatgjata kundër shenjave të plakjes rreth syve, veçanërisht rrudhave mimike. Mjaftojnë vetëm 20 minuta për të rifreskuar pamjen e syve! Retinol Reboot Hydra-Gel Eye Patches janë të disponueshme në paketim praktik me 60 copë dhe spatulë, si dhe në paketim monodozë (2 copë), për t’i marrë me vete kudo! E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Redukton :
  • Rrathë të zinj dhe ënjtje
  • Vijat dhe rrudhat e thella
  • Rrudhat mimike (këmbët e sorrës)
  • Ton i pabarabartë i lëkurës
Përdorimi

Retinol Reboot Eye Serum – Aplikoni një sasi të mjaftueshme çdo natë në të gjithë zonën e syrit, duke përfshirë edhe qepallën e sipërme. Nuk nevojitet krem shtesë për sytë, përveç nëse ndjeni nevojë për hidratim shtesë.

Retinol Reboot Hydra-Gel Eye Patches – Përdorni spatulën e përfshirë për të ngritur butësisht një patch për përdorim të vetëm një herë. Aplikoni në mbrëmje mbi lëkurë të pastër poshtë syve, 2-3 herë në javë. Lëreni të veprojë për 20-30 minuta, pastaj hiqni patch-et dhe butësisht shtypni në lëkurë mbetjet e produktit derisa të përthithen.  Shënim: Mos e përdorni gjatë shtatzënisë ose gjidhënies, në lëkurë të irrituar nga dielli ose mbi plagë.