Description
Përshkrimi i Produktit
Kremi Peptides Reload First Wrinkles është një krem fytyre i lehtë për përdorim gjatë gjithë ditës, i pasur me peptide dhe i fokusuar në trajtimin e shenjave të para të plakjes pas moshës 30+. Ai synon vijat e holla dhe rrudhat, rikthen elasticitetin e lëkurës dhe rigjeneron shkëlqimin, tonin dhe teksturën e njëtrajtshme të lëkurës. Vjen në një ambalazh hermetik për të ruajtur efektivitetin e formulës dhe për të parandaluar kontaminimin nga duart ose ajri. Është i lehtë dhe absorbohet shpejt, pa lënë mbetje yndyrore, ndaj mund të përdoret edhe para aplikimit të makijazhit.I përshtatshëm për çdo lloj lëkure me shenja të hershme të plakjes, për moshat 30 vjeç e lart.
Përbërësit Aktiv:
- Peptidi bio-mimetik i patentuar Elafin ngadalëson plakjen qelizore, zbut vijat dhe rrudhat, ndërsa rikthen elasticitetin dhe formën ovale të fytyrës.
- Kompleksi i patentuar i Matrikineve ndalon procesin e plakjes dhe stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.
- Kompleksi Panthenol & Naringenin (një përbërës i fuqishëm nga agrumet) qetëson menjëherë irritimet, redukton inflamacionin dhe forcon barrierën e lëkurës kundër humbjes transepidermale të ujit dhe ndotësve urbanë.
- Niacinamide – forma ujore e vitaminës B3 – ndihmon lëkurën të ruajë lagështinë thelbësore. Në të njëjtën kohë, qetëson dhe redukton irritimin dhe inflamacionin, duke rikthyer shkëlqimin në zonë.
- Acidi Hialuronik “mbush” rrudhat dhe vijat, duke i zbutur ato dhe duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës.
Përdorimi
Aplikoni çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, mbi lëkurë të pastër dhe të thatë, në fytyrë, qafë dhe dekolte. Shmangni zonën përreth syve.
Përbërësit
Aqua, Glycerin, Isoamyl Laurate, C12-20 Acid PEG-8 Estrer, Cetearyl Ethylhexanoate, Betaine, Squalane, Synthetic Fluorphlogopite, Hydrogenated Ethylhexyl Olivate, Glyceryl Stearate, Cetearyl Alcohol, Dimethicone, PEG-100 Stearate, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Trifluoroacetyl Tripeptide-2, Panthenyl Triacetate, Niacinamide, Saccharomyces / Camellia Sinensis Leaf / Origanum Majorana Leaf / Hippophae Rhamnoides Fruit / Ribes Grossularia Fruit Ferment Extract, Leuconostoc / Radish Root Ferment Filtrate, Hyaluronic Acid, Naringenin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Crambe Abyssinica Seed Oil, Tocopherol, Parfum, Distarch Phosphate, Dextran, Butylene Glycol, Propanediol, Carbomer, Xanthan Gum, Polysorbate-20, Sodium Lactate, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Potassium Cetyl Phosphate, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Phenylpropanol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Silica, Citronellol, Geraniol, Limonene, Linalool.