Description
Përshkrimi i Produktit
Vichy Dermablend Fluid është një fondatinë fluide me mbulim të lartë dhe teksturë të lehtë, e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshmen. Siguron mbulim të qëndrueshëm deri në 16 orë, duke ofruar një pamje natyrale pa efekt maske, ndërkohë që hidratohet deri në 24 orë, pa e tharë apo rënduar lëkurën. Ideale për të mbuluar papërsosmëritë si aknet, shenjat, rrathët e zinj poshtë syve, rozacen, vitiligon, tatuazhet apo gërvishtjet, kjo fondatinë kombinon fuqinë korrigjuese me ndjesinë e një grimi të lehtë dhe të padukshëm. Aplikohet lehtësisht, shtrihet në mënyrë të njëtrajtshme dhe nuk lë gjurmë apo shkëlqim të tepërt – për një përfundim të unifikuar dhe natyral gjatë gjithë ditës. Ofron mbrojtje nga dielli me SPF 35
Përdorimi
- Aplikoni një sasi të vogël të fondatinës korrigjuese me gishtat tuaj ose me një furçe.
- Për të mbuluar problemet e dukshme të lëkurës, vendoseni me gishta fondatinën në zonat me problem dhe më pas shpërndajeni lehtësisht.
- Përhapeni poshtë drejt qafës dhe më pas drejt veshëve dhe përgjatë vijës së fytyrës. Përsëriteni aplikimin derisa mbulimi i dëshiruar të arrihet.
Përbërësit
Ujë, Undekan, Dimetikon, Glicerinë, Tridekan, Izostearat -4 poliglicerili, Pentilen glikoli, Cetil PEG/PPG-10/1-Dimetikon, Laurat hekzili, Sulfat magnezi, Hektorit Disteardimonium, Izobutan, Trihidroksistearinë, Vaj i farës Helianthus annus/ Vaj i farës së lulediellit/ Gomë celuloze, Hidroksid alumini, Stearoil glutamat disodik, Tokoferol, Stearat glikoli i acetiluar, Pentaeritritil tetra-di-t-butil hidroksihidrocinamat, Akrilonitrit/ Metil Metakrilat/ Klorur viniliden kopolimer, Etilheksilglicerinë,[+/- mund të përmbajë : CI 77891/Dioksid titani, CI 77491,CI 77492/Okside Hekuri]. (f.i.l. b54769/10).