Strepsils Mjalte dhe Limon x 24 Karamele

486 L

Strepsils mjaltë dhe limon janë lozenge me shije limoni dhe mjalti që treten në gojë. Përdoren për trajtimin e infeksioneve të gojës dhe fytit tek fëmijët mbi 6 vjeç dhe tek të rriturit.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Strepsils mjaltë dhe limon janë lozenge që përmbajnë alkool 2,4-diklorbenzil dhe amilmetakrezol 2, të cilët janë antiseptikë që përdoren në trajtimin e infeksioneve të gojës dhe fytit. Tretja dhe mbajtja e lozengeve në gojë, i lejon përbërësit të veprojnë në zonat e acaruara duke lubrifikuar e qetësuar zonat e inflamuara.
Udhëzime për përdorim
Mbajeni karamelen në gojë duke e tretur atë.
Përdorni një karamele çdo 2-3 orë.
Të rriturit, fëmijët (mbi 6 vjeç) dhe të moshuarit një lozenge të mbahet dhe të tretet në gojë çdo 2-3 orë deri në maksimumi 12 lozenge në 24 orë.
Paralajmërime
MOS e përdorni këtë produkt nëse:
  • Jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve të Strepsils mjaltë dhe limon.
  • Jeni nën moshën 6 vjeç.
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni Strepsils mjaltë dhe limon nëse:
  • Keni intolerancë ndaj sheqernave si: fruktozë, glukozë- galaktozë, sukrozë- izomaltozë.
  • Vuani nga probleme me fytin.
  • Mendoni se mund të jeni shtatzënë ose po ushqeni fëmijën me gji.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Të ruhet në temperaturën mbi 25°C.
Nuk përmban sheqer.
Përbërësit
Lënda aktive: 2,4-diklorbenzil alkool, amilmetakrezol
Përbërës të tjerë: Mjaltë, Acid tartrik, Vaj mente, Vaj limoni, Kuinolinë e verdhë, Sukrozë e lëngshme, Glukozë e lëngshme, Ujë i pijshëm.