Description
Përshkrimi i Produktit
Krem delikat por i fuqishëm i formuluar për të revitalizuar zonën e ndjeshme përreth syve, duke reduktuar shenjat e lodhjes si ënjtja, rrathët e errët dhe vijat e holla. I pasuruar me CM-Glucan dhe përbërës bimorë me efekt qetësues, ndihmon në forcimin e mbrojtjes natyrale të lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit, duke e lënë pamjen më të freskët, të gjallëruar dhe rinore. Jep një hidratim të thellë dhe mbrojtje të përditshme për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për ato më të ndjeshmet.
Përbërësit kryesorë:
- CM-Glukan: Forcon barrierën natyrale të lëkurës dhe mbështet rinovimin e saj.
- Ekstrakti i Aloe Verës: ka përfitime qetësuese, hidratuese dhe rigjeneruese. Ai ka aftësinë të stimulojë rritjen e qelizave të shëndetshme dhe të riparojë indet e dëmtuara. Vetitë e tij shëruese dhe kundër inflamacionit ndihmojnë në përmirësimin e plagëve
- Vaji i bajames së ëmbël: i pasur me acide yndyrore, ka veti të forta zbutëse dhe ushqyese për lëkurën. Falë vetive të tij kundër inflamacionit dhe efektit zbutës, ndihmon në reduktimin e fryrjes dhe thatësisë së lëkurës.
- Vitamina E: Mbron nga radikalet e lira dhe dëmtimet mjedisore.
- Kafein: ka veti kundër inflamacionit dhe antioksiduese, që ndihmojnë në detoksifikimin e lëkurës, ndërsa përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson ënjtjen apo skuqjen.
- Vitamina C: është një antioksidant i fuqishëm që nxit sintezën e kolagjenit. Ajo gjithashtu çaktivizon tirozinazën, enzimën e përfshirë në lirimin e melaninës, e cila shkakton errësim të lëkurës dhe pigmentim të pabarabartë.
Përdorimi
Aplikoni një sasi të vogël rreth konturit të syve në mëngjes dhe në mbrëmje. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht. Shmangni kontaktin direkt me sytë.
Përbërësit
AQUA (WATER), CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, GLYCERIN, C12-20 ACID PEG-8 ESTER, BUTYLENE GLYCOL, NIACINAMIDE, PEG-8, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, CETYL ALCOHOL, PENTYLENE GLYCOL, CAFFEINE, PANTHENOL, SODIUM CARBOXYMETHYL BETA-GLUCAN, AESCULUS HIPPOCASTANUM (HORSE CHESTNUT) SEED EXTRACT, LEPIDIUM SATIVUM SPROUT EXTRACT, TOCOPHEROL, ALOE BARBADENSIS LEAF JUICE POWDER, ASCORBYL PALMITATE, ASCORBIC ACID, CAPRYLYL GLYCOL, CARBOMER, PPG- 26-BUTETH-26, LECITHIN, POTASSIUM CETYL PHOSPHATE, MICA, SODIUM HYDROXIDE, GLYCERYL CAPRYLATE, DISODIUM EDTA, CI 77891 (TITANIUM DIOXIDE), SODIUM POLYACRYLATE, PEG-40 HYDROGENATED CASTOR OIL, PENTADECALACTONE, CITRIC ACID.