Description
Përshkrimi i Produktit
ShedevoFlu është një suplement ushqimor me N-acetilcisteinë, Vitamina B dhe ekstrakte bimore që kontribuojnë në funksionin e traktit të sipërm respirator. Në sajë të N-acetilcisteinës, Drethkës, Liquirizias dhe lulekuqes hollon sekrecionet bronkiale dhe nxjerr mukusin e tepërt të pranishëm në traktin e sipërm dhe të poshtëm respirator. Ndihmon në lehtësimin e kollës me sekrecione dhe asaj të thatë. Grindelia ka efekt balsamik dhe veprim zbutës në mukozën orofaringeale. Riboflavina kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Mukolitik për sëmundjet e rrugëve të sipërme dhe të poshtme të traktit respirator, antioksidant me veprim qetësues, balsamik dhe zbutës.
Përdorimi
Doza e rekomanduar është 10 ml, 2 deri në 4 herë në ditë.
Bustina, brenda në paketim, hidhet në shishen e shurupit. Shishja mbyllet fort dhe tundet mirë.
Paralajmërime
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme e të balancuar dhe një mënyre jetese të shëndetshme.
Eshtë e këshillueshme që të konsultoheni me doktorin tuaj përpara se të merrni këtë shurup nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer me gji.
Mbajeni larg fëmijëve. Mbajeni në vend të freskët dhe të thatë. Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti/paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.
Përbërësit
Adatoda, N-Acetilcisteine, Liquirizia, Lulëkuqja e kuqe, Niacin, Grindelia, Vitamina B5, Vitamina B2, Vitamina B1, Biotin.