Description
Indikimet:
– Rinit akut dhe subakut, me eskudate mukopurulente.
– Rinit kronik me sekrecione të thata.
– Rinit vazomotor.
– Sinuzit.
Kundërindikimet:
– Rinofluimucil është i kundërindikuar te pacientët që kanë mbindjeshmëri nga ndonjëri prej përbërësve të këtij formulimi.
– Gjithashtu nuk duhet të përdoret te personat që vuajnë nga glaukoma me kënd të ngushtë dhe nga ata me hipertiroidizëm.
– Nuk duhet të përdoret te personat që po trajtohen me IMAO (inhibues të mono-aminë oksidazës).
– Nuk duhet të përdoret te fëmijët nën 12 vjeç.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji:
– Nëse jeni shtatzënë produkti i mësipërm përdoret vetëm në situata të caktuara shumë të nevojshme, dhe vetëm me rekomandim të mjekut.
Efektet anësore:
– Administrimi i shpeshtë i preparatit në doza të larta mund të shkaktojë efekte anësore të tipit simpatomimetik (si rritja e ngacmueshmërisë, palpitacionet, dridhja, etj). Ndonjëherë mund të shfaqet dhe tharje e hundës dhe fytit si dhe shpërthime akneike. Këto efekte anësore zhduken nëse ndërpritet përdorimi i produktit.
Përpara përdorimit të këtij medikamenti lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.
Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.