Rinofluimucil Spray Nazal 1%+05% – 10 ML

567 L

Rinofluimucil është një spraj për përdorim nazal. Rekomandohen dozat e mëposhtme: -të rriturit: 2 spraje në çdo anë të hundës 3-4 herë në ditë. -fëmijët mbi 12 vjeç: 1 spraj në çdo anë të hundës, 3-4 herë në ditë.

Compare

Description

Indikimet:
– Rinit akut dhe subakut, me eskudate mukopurulente.
– Rinit kronik me sekrecione të thata.
– Rinit vazomotor.
– Sinuzit.

Kundërindikimet:
– Rinofluimucil është i kundërindikuar te pacientët që kanë mbindjeshmëri nga ndonjëri prej përbërësve të këtij formulimi.
– Gjithashtu nuk duhet të përdoret te personat që vuajnë nga glaukoma me kënd të ngushtë dhe nga ata me hipertiroidizëm.
– Nuk duhet të përdoret te personat që po trajtohen me IMAO (inhibues të mono-aminë oksidazës).
– Nuk duhet të përdoret te fëmijët nën 12 vjeç.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji:
– Nëse jeni shtatzënë produkti i mësipërm përdoret vetëm në situata të caktuara shumë të nevojshme, dhe vetëm me rekomandim të mjekut.

Efektet anësore:
– Administrimi i shpeshtë i preparatit në doza të larta mund të shkaktojë efekte anësore të tipit simpatomimetik (si rritja e ngacmueshmërisë, palpitacionet, dridhja, etj). Ndonjëherë mund të shfaqet dhe tharje e hundës dhe fytit si dhe shpërthime akneike. Këto efekte anësore zhduken nëse ndërpritet përdorimi i produktit.

Përpara përdorimit të këtij medikamenti lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar.
Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.