Psylloial 5.24 GR – 24 Bustina

1458 L

Perdorimi 

Te rriturit: Rekomandohet të marrin 1 ose 2 bustina në ditë larg vakteve të ushqimit për një periudhe 2 javore pasuar nga një periudhë 2 javore ndërprerje.
Femijet > 3 vjec: Rekomandohet ½ e dozes së të rriturve.
Doza mund të rritet në varësi të nevojave. Në këto raste rritja e dozes duhet bërë në mënyrë graduale për të shmangur mundësinë e shfaqjes së tensionimit abdominal ose meteorizmit.
Për të favorizuar evakuimin e rregullt dhe progresiv të zorrëve rekomandohet marrja e sasive të duhura të ujit gjatë gjithë ditës. Nuk shkakton irritim te traktit tretes.
Compare

Description

APharm Psylloial është integrator ushqimor me bazë Fibra Psyllium dhe Acid Hialuronik. Nxit tranzitin intestinal duke eleminuar kapsllëkun. Rregullonë sasinë e feçeve dhe aktivitetin propulsiv të kolonit. Mucilago e Psyllium rrit volumin në kontakt me lëngjet që arrijnë në lumenin e zorrës, duke shtuar peristaltiken dhe lehtësuar evakuimin. Vepron si një normalizues i tranzitit intestinal dhe konsistencës së feçeve. Shfaq efekt prebiotik duke favorizuar integritetin e mukozës intestinale. Ndihmon në ritjen e imunitetit.  Acidi Hialuronik shfaq veprim anti-inflamator dhe zbutës mbi mukozën e traktit tretës. Shton ndjenjën e ngopjes, duke ndihmuar në zvogëlimin e peshës trupore. Mund të përdoret si trajtim ndihmës në regjimet e dietave të dobësimit. Redukton përthithjen e glukozës duke ulur pikun e glukozës dhe insulinës pas ngrënies (post-prandiale) në subjektet hiperglicemike dhe ata me diabet tip II. Redukton nivelet e kolesterolit total, LDL, triglicerideve dhe glicemisë, dhe rrit nivelin e HDL. Rekomandohet në trajtimin e konstipacionit kronik, kolonit të irritueshëm, dhe si trajtim ndihmës gjatë hiperkolesterolemise, hiperlipidemisë dhe hiperglicemisë.