Description
Përdorimi
Lajini duart tuaja përpara përdorimit.
Vendoseni hinkën e mbrojtëses së gjirit mbi gjirin tuaj. Sigurohuni që koka e gjirit të jetë në qendër të mbështjelljes prej silikoni. Mbajeni pompën vertikalisht.
Shtyjeni dorezën e pompës dhe lirojeni me ngadalë. Sa më larg ta shtyni levën e pompës, aq më e madhe është përthithja. Për të reduktuar përthithjen mos e shtyni dorezën e pompës shumë larg.
Paralajmerime
- Nëse vuani nga shqetësime të caktuara të gjirit (inflamacion, plagë të hapura) këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të përdorni pompën e gjirit NUK.
- Rekomandohet të hiqni kremrat e yndyrshëm nga gjiri juaj përpara se të përdorni pompën pasi këto mund të dëmtojnë mbrojtësen e gjirit.