Modilac – LF-SL Milk Formula Lactose Free 400 Gr

2620 L

Modilac LF – SL  është një qumësht formulë pa laktozë, i krijuar posaçërisht për të plotësuar nevojat ushqyese të foshnjave me intolerancë ndaj laktozës.

Compare

Description

Përshkrimi i Produktit

Modilac LF – SL (Lactose Free) 400gr është një qumësht formulë PA LAKTOZË, i krijuar posaçërisht për të plotësuar nevojat ushqyese të foshnjave me intolerancë ndaj laktozës.

Përbërësit:

  • Pa vaj palme
  • DHA (acid yndyror esencial nga familja Omega 3): Kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të trurit, shikimin normal dhe zhvillimin normal të foshnjave.
  • Vitamina A, D dhe C: Kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  • Plotësisht në përputhje me rregulloren mbi formulat e qumështit.

 

Përdorimi
  • Pastroni dhe sterilizoni me kujdes shishen, kapakun dhe biberonin.
  • Përdorni ujë në shishe me përmbajtje të ulët mineralesh ose ujë rubineti të zier dhe të ftohur.
  • Për të përgatitur formulën e qumështit, uji duhet të jetë i vakët (rreth 40-45°C) përpara se të shtoni pluhurin.
  • Shtoni sasinë e duhur të pluhurit me anë të lugës matëse në raportin si më poshtë: 1 lugë çaji pluhur  në 30 ml ujë.
  • Rrotulloni shishen midis duarve tuaja dhe më pas tundeni fuqishëm.
  • Përpara se ti jepni fëmijës, kontrolloni temperaturën e formulës duke i hedhur disa pika në kyçin e dorës.