Description
Përshkrimi i Produktit
Holle Organic Infant Formula 1 është një formulë qumështi e krijuar për foshnjat që nga dita e parë e jetës, e përgatitur nga qumështi i lopëve të cilat rriten në përputhje me standardet e bujqësisë organike të BE-së. Ky produkt ofron një alternativë të shëndetshme dhe natyrale për foshnjat që kanë nevojë për ushqim të shtuar.
Përmban :
- Vitaminë A – Mbështet formimin e shëndetshëm të shikueshmërisë së fëmijës.
- Vitaminë D – Ndihmon në formimin e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.
- Vitamina B Kompleks – Kontribuon në mirëfunksionimin e sistemit nervor dhe ndihmon në metabolizmin e karbohidrateve, duke rritur energjinë.
- DHA – E rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm nervor të foshnjës.
Kujdes!!
Holle rekomandon gjidhënien si opsionin më të mirë për foshnjat, pasi qumështi i gjirit është më i pasur me lëndë ushqyese dhe krijon një lidhje të ngushtë emocionale ndërmjet nënës dhe fëmijës. Kjo formulë është gjithashtu një alternativë e shkëlqyer kur gjidhënia nuk është e mundur.
Përdorimi
- Gjithmonë lani dhe thani duart para se të përgatisni qumështin. Lani shishet, lugët dhe thikat. Pas larjes sterilizoni biberonin duke e zier për 3-5 minuta para përdoriit.
- Zieni ujin dhe lëreni të ftohet deri në afërsisht 50 °C . Shtoni gjysmën e ujit në biberon.
- Mbushni lugën matëse dhe nivelojeni sasinë me thikë. Shtojeni masën e qumështit pluhur në ujë.
- Tundeni mirë shishen. Shtoni pjesën tjetër të ujit dhe tundeni mirë shishen që të përzihen përbërësit. Lëreni të ftohet në 37 °C para se të ushqeni fëmijën.
I përshtatshëm për përdorim që nga lindja në rast të zëvëndësimit ose si shtesë e qumështit të gjirit.
Për shëndetin e fëmijës tuaj sigurohuni të ndiqni hapat e përgatitjes. Gjithmonë përgatisni ushqim të freskët.
Mos i ngrohni ushqimet e mbetura dhe aq më tepër t’ia shërbeni fëmijës tuaj.