Description
Përshkrimi i produktit
Shurupi Flavamed përmban ambroksol hidroklorik si lëndën e tij aktive. Ambroksoli është një agjent mukolitik që shpërbën fijet e acidit mukopolisakarid. Sputumi hollohet dhe bëhet më pak viskoz dhe si rrjedhojë nxirret më lehtësisht me kollë. Trajton të gjithë format e trakeobronkitit, emfizemën pulmunore, gjendjet inflamatore pulmonare kronike, bronkit me astmë dhe bronkospazmë.
Përdorimi
- Fëmijët nga mosha 2-5 vjec: 2.5 ml shurup, deri në 3 herë në ditë.
- Fëmijët nga mosha 6-12 vjec: 5 ml shurup, 2-3 herë në ditë.
- Adoleshentët nga mosha 12 vjec: 10 ml, 3 herë në ditë (2-3 ditët e para)
- 10 ml, 2 herë në ditë ( ditët në vazhdim)
- Të rriturit: 20 ml, deri në 2 herë në ditë.
Paralajmërime
Konsultohuni me doktorin tuaj para se të përdorni këtë bar, nëse:
Jeni alergjik ndaj ambroksol hidroklorurit ose ndaj ndonjë prej përbërësve të tjerë.
Vuani nga intoleranca ndaj ndonjë sheqeri.
Keni pasur reaksione të rënda të mbindjeshmërisë së lëkurës në të kaluarën (sindroma Stevens-Johnson, sindroma Lyell).
Vuani nga intoleranca ndaj histaminës.
Vuani nga funksioni i dëmtuar i veshkave ose sëmundje e rëndë e mëlçisë.
Vuani nga një sëmundje e rrallë bronkiale që shoqërohet me rritje të prodhimit të mukusit.
Po merrni barna të tjerë si p.sh. antitusivët.
Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
Përbërësit
Ambroksol hidroklorik, Sorbitol 70% (jo-kristalizues), Acid benzoik, Glicerinë (8%), Hidroksietilcelulozë, Koncentrat esence i mjedrës, Ujë i purifikuar.