Description
Përshkrimi i Produktit
Toner-i matifikues Dermastir kontrollon sebumin dhe yndyrën e tepërt, veçanërisht në zonën T. Si rezultat, lëkura duket më e pastër dhe më e ndritshme.
Dermastir Mattifying Toner është ujë micelar me veprim të butë matifikues që kontrollon yndyrën dhe sebumin e tepërt, veçanërisht në zonën T. Formula me shumë veprime pastron papastërtitë, duke zbuluar një lëkurë më të pastër dhe më të ndritshme.
Përbërësit kryesorë:
- UJI I LULEVE TE TRENDAFILIT : Vetitë e tij astringjente ndihmojnë në ngushtimin e poreve dhe reduktimin e skuqjes dhe inflamacionit për shkak të kapilarëve të zgjeruar. Ka veti antiseptike.
- UJI I LULEVE TE KAMOMILIT: Lehtëson gjendjet inflamatore të lëkurës dhe qetëson lëkurën e ndjeshme. Ofron mbrojtje antioksiduese, përdoret për të qetësuar dhe hidratuar lëkurën si dhe për të penguar rritjen e baktereve.
- ACIDI LAKTIK: Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës, përmirëson shenjat e plakjes. Stimulon rinovimin e kolagjenit dhe mund të forcojë lëkurën.
Përdorimi
Aplikoni produktin me ndihmën e një pambuku, dy herë në ditë. Shmangni zonën rreth syve.
Përbërësit
AQUA, GLYCERIN, PEG-6 CAPRYLIC/ CAPRIC GLYCERIDES, POLYSORBATE 20, ROSA CENTIFOLIA FLOWER WATER, CHAMOMILLA RECUTITA FLOWER WATER, PHENOXYETHANOL, ETHYLHEXYLGLYCERIN, BIOSACCHARIDE GUM-1, LACTIC ACID, TOCOPHEROL.








