CoQ10 200 MG – 60 Cps

4464 L

Now Co-Q10 me Omega-3 Ky produkt kombinon dy përbërës komplementar si Co-Q10 dhe vajra peshku Omega-3 në një kapsulë xhelatinoze pasi janë demonstruar efektet suportuese të tyre mbi sistemin kardiovaskular. CoQ10 – Luan rol thelbësor në prodhimin e energjisë dhe shërben si luftues i radikaleve të lira. Vajrat e peshkut omega-3 –  Rëndësia e tyre konsiston në ndihmën e ruajtjes të funksionit të shëndetshëm të zemrës dhe promovimin e funksionit të balancuar të sistemit imunitar. Udhëzime mbi përdorimin Merrni një kapsulë xhel një ose dy herë në ditë të shoqëruar me ushqim. Produkt i përshtatshëm vetëm për të rritur. Rekomandohet këshillimi me mjekun në rast shtatzanie, në gjendje shëndetësore të tjera apo me mjekim.

Compare

Description

Përshkrimi i Produktit

Now CoQ10 200mcg Koenzima Q10 është një përbërës që ngjan me vitaminat dhe luan një rol qëndror në prodhimin e energjisë qelizore. CoQ10 gjendet në të gjithë trupin, por është veçanërisht i përqendruar në zemër, mëlçi dhe veshka dhe është zbuluar se prodhimi i saj bie me kalimin e moshës. CoQ10 ka funksionon si një pastrues i fuqishëm i radikaleve të lira në membranat qelizore, si dhe brenda enëve të gjakut. Mbështet një sërë procesesh të rëndësishme trupore, duke përfshirë funksionin kardiovaskular, shëndetin e trurit dhe sistemit nervor, funksionin e sistemit imunitar dhe plakjen e shëndetshme.

  • Produkt vegan/vegjetarian
  • Pa nënprodukte të qumështit dhe vezës
  • Pa gluten, sojë & arra
  • Pa OMGJ
  • Mund të ketë ndryshime natyrale të ngjyrave CoQ10 luan një rol kryesor në zinxhirin e transportit të elektroneve dhe në procesin që trupi jonë krijon energji në formën e ATP (adenozinës trifosfat). Rreth 95% e energjisë qelizore që trupi ka nevojë gjenerohet përmes këtij procesi. Udhëzime mbi përdorimin Merrni 1 kapsulë në ditë, preferohet me ushqim. Ruani në një vend të freskët dhe të thatë pas hapjes.