-15% Off

Buona Respiro – Syrup 140 ML

Original price was: 1500 L.Current price is: 1270 L.

Buona Respiro është një shurup me bazë mjalti dhe ekstrakte të thara të Rrushit të zi, Grindelias dhe Hedera. Ky shurup ndihmon në lehtësimin e kollës së thatë dhe me sekrecione, duke u përdorur si një ndihmesë për simptomat tipike të të ftohtit dhe gripit. Ka shije të këndshme për shkak të përmbajtjes së lëngut të mollës dhe mjaltit. Është i përshtatshëm për fëmijët mbi 1 vjeç.

Compare

Description

Pershkrimi i Produktit

Buona Respiro shurup permban:

  • Ekstrakte bimore (Ivy, Grindelia, dhe Blackcurrant) dhe Mjaltë, shurupi është ideal për trajtimin e kollës së thatë dhe me sekrecione të shkaktuar nga ftohjet, gripi dhe faringiti.
  • Veprimi mbrojtës i Mjaltit në mukozën orofaringeale dhe prania e rrëshirave, polisakarideve, flavonoideve të përfshira në ekstraktet e bimore.

Buona Respiro shurup eshte efektiv :

Kollë e Thatë, sepse promovon formimin e një filmi në mukozën orofaringeale, duke rritur hidratimin, lubrifikimin dhe mbrojtjen nga ngacmuesit e jashtëm dhe zvogëlimin e fërkimit në faring të shkaktuar nga kollitja;

Kollë me sekrecione, pasi krijon një efekt zbutës dhe rrjedhës që ndihmon në eliminimin e mukusit.

Perdorimi

Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.

Ky produkt ka një kapak matës që mund ta përdorni për dozimin e barit.

Fëmijët nga 1 deri në 3 vjeç: 5 ml deri në 2 herë në ditë.

Fëmijët mbi 3 vjeç: 5 ml deri në 4 herë në ditë.

Mund të hollohet sipas dëshirës me sasi të vogla të lëngjëve të ngrohta (qumësht, çaj, ujë).

Afati i përdorimit të produktit është 3 muaj pas hapjes.

Paralajmerime

MOS e përdorni produktin në rastet e alergjive ndaj njërit prej përbërësve.

MOS e përdorni produktin nëse paketimi është i dëmtuar pas hapjes.

Buona Respiro nuk përmban gluten apo laktozë.

Mbajeni larg fëmijëve.

Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.

Data e skandencës i referohet produktit të ruajtur në kushtet e duhura dhe në paketim të pahapur.

Perberesit

Ekstrakte të thata të rrushit të zi (Ribes Nigrum L. gjethe maltodekstrinë) të titruara në 1 % në rutinë, Esktrakt i thatë i Grindelias (Grindelia robusta Nuttall, bar, maltodekstrinë) të titruara në 0.25 % në hiperoksid, Ekstrakt i thatë i Dredhkës ( Hedera Helix L. gjethe, maltodekstrin) të titruara në ederakokside C, Mjaltë, Ujë, Fruktozë, Lëng mole i koncetruar, Aromë.