Description
Përshkrimi i Produktit
Avène SPF 50+ Tinted Cream është një krem me ngjyrë që kombinon mbrojtjen shumë të lartë nga dielli me përkujdesjen e thellë për lëkurën, falë përbërësve aktivë ekskluzivë.
Përbërës aktivë kryesorë:
- Sistem i patentuar me 4 filtra mbrojtës, që ofron mbrojtje të gjerë, të qëndrueshme dhe të efektshme ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Formula është e tolerueshme edhe nga lëkurat më të ndjeshme.
- Kompleks i fuqishëm antioksidantësh (Pre-tokoferil + Pro-taurine) që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi oksidativ.
- Ujë Termal Avène, me veti qetësuese dhe zbutëse për një ndjesi freskie dhe rehatie të menjëhershme.
Tekstura e butë dhe e këndshme e kremit unifikon tonin e lëkurës, duke i dhënë një pamje të ndritshme, të freskët dhe plot jetë.
Përdorimi
- Aplikojeni para ekspozimit në diell, në fytyrë dhe qafë.
- Riaplikojeni vazhdimisht për të ruajtur efektin mbrojtës ndaj lëkurës, veçanësrisht pas notit ose djersitjes.