Aspirin Protect 100 MG – 30 Tab

219 L

Aspirin protect përdoret për të parandaluar infarktin e zemrës dhe krizave të rikthyeshme që lidhen me formimin e trombeve në individët që janë në rrezik për to. Parandalon trombozat pas ndërhyrjeve kirurgjikale në enët e gjakut. Tabletat kanë veshje gastrorezistente, duke i bërë ato që të mos shkaktojnë shqetësime në stomak.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Aspirin Protect përmban acid acetilsalicilik në doza të ulëta që i përket barnave të quajtur antiagregant. Frenon koagulimin e pllakëzave të gjakut dhe në përqendrime të ulëta. Përdoret për parandalimin e infarktit të zemrës dhe goditjeve nga formimi i trombeve. Këto shkaktohen nga pllakat e gjakut të cilat ndalojnë gjakuntë kalojë lirisht në arterie duke shkaktuar vdekjen e miociteve ose indeve në tru për shkak të mungesës së oksigjenit. Trajton gjithashtu anginën e qëndrueshme ose të paqëndrueshme.
Indikacione
Indikohet:
  • për të zvogëluar rrezikun e mpiksjes së gjakut
  • për të parandaluar shfaqjen e mëtejshme të sulmeve në zemër, goditje në tru
  • Probleme kardiovaskulare në pacientët që vuajnë nga angina e qëndrueshme ose e paqëndrueshme (një lloj dhimbjeje në gjoks).
  • për të parandaluar formimin e pllakëzave në gjak pas ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër për të zhbllokuar venat e gjakut.
Udhëzime për përdorim
Rruga e administrimit: nga goja
Tabletat Aspirine Protect merren të plota me një gotë ujë të paktën gjysmë ore para ushqimit. Tabletat kanë veshje gastro rezistente që parandalon irritimin e zorrëve dhe ndaj duhet të gëlltiten të tërë dhe të mos përtypen, të thyhen ose të shtypen.
Dozimi
Parandalimi i trombozave arteriale pa bypass kirugjikal në vazat arteriale të gjakut: 100 mg në ditë
Parandalimi i trombozave arteriale pas bypass kirurgjikal në vazat arteriale të gjakut: 100-300 mg në ditë.
Parandalimi i infarkteve: 300 mg në ditë.
Parandalimin e trombozave pas infarktit të miokardit dhe trajtimin e angina pektoris të paqëndrueshme: 100 mg në ditë.
Parandalimin e infarktit të zemrës në pacientët me risk të përcaktuar nga mjeku:: 100 mg në ditë.
Paralajmërime
MOS merrni Aspirine Protect:
  • nëse jeni alergjik ndaj këtij medikamenti
  • nëse keni ulçer, probleme me stomakun ose me zorrët
  • nëse keni dëmtime renale dhe hepatike
  • nëse keni çrregullime të frymëmarrjes dhe reaksione të mbindjeshmërisë
  • nëse keni tension të lartë të gjakut ose probleme me zemrën ose qarkullimin e gjakut
  • nëse keni tendencë patologjike për gjakrrjedhje
  • nëse duhet të merrni metotreksat njëkohësisht në dozë më shumë se 15 mg në ditë
  • në tremujorin e fundit të shtatzënisë.
Aspirin Protect në rekomandohet për fëmijë dhe adoleshentë nën 18 vjeç.
Kujdes:
Kini kujdes të veçantë me Aspirin Protect nëse:
  • Gjendja juaj nuk përmirësohet
  • Keni probleme serioze të veshkave, mëlçisë ose gastrointenstinale
  • Vuani nga sëmundje të tjera kronike dhe astma, urtikaria, polipet nazale dhe alergji të tjera si dhe nga pamjaftueshmëria e glukozë-6-fosfatdehidrogjenazës.
  •  Mos konsumoni alkool gjatë marrjes së Aspirin Protect.
  •  Përdorimi i Aspirin Protect gjatë shtatëzënësisë ose gjidhënies duhet të shmanget.
  • Po mjekoheni me barna të tjerë.
Informacione të tjera
Mbani medikamentin larg fëmijëve. Mos e ruani mbi 25°C. Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Përbërësit
Çdo tabletë përmban:
  • Acid acetilsalicilik 100 mg
  • Karboksimetil celuloze, acid tartrik, celulozë mikrokristaline, amidon, glikolat natriumi i amidonit, acid stearik, Talk.