• Enterofuryl 100 MG – 30 Kapsula

    355 L
    Udhëzime për përdorim
    Të rriturit dhe fëmijët mbi 7 vjeç: 2 tableta (200 mg) 4 herë në ditë, çdo 6 orë.
    Fëmijët e moshës 3-7 vjeç, 100 mg 4 herë në ditë.
    Kohëzgjatja e trajtimit për 5-7 ditë. Trajtimi nuk duhet të kalojë 7 ditë.
  • Enteromed 3 Miliard/ 5 ML – 10 FL

    1170 L
    Udhëzime për përdorim
    Të rriturit: Rekomandohet të pini 2-3 shishe në ditë, në intervale të rregullta kohore gjatë ditës.
    Fëmijët: Rekomandohet të pini 1-2 shishe në ditë, në intervale të rregullta kohore gjatë ditës.
    Për të hapur shishen rrotullojeni pjesën e sipërme dhe hiqeni.
    Mund të administrohet si i tillë, i paholluar ose të hollohet me pije të tjera (qumësht, çaj, lëng frutash).
    Tundeni mirë para përdorimit.
    Paralajmërime
    Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shëndetshme.
    MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
    Informacione të tjera
    Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç.
    Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë. (Përmban fermente, të ndjeshme nga drita).
    Përbërësit
    Sporet e Bacillus Clausii, Ujë i Purifikuar.
  • Erbozeta – Colidep Drops 20 ML
    In Stock-5% Off

    Erbozeta – Colidep Drops 20 ML

    Original price was: 1470 L.Current price is: 1397 L.

    Suplement ushqimor i dobishëm në promovimin e lëvizshmërisë së rregullt gastrointestinale

  • ESI – Almond Oil (Vaj Bajame) 100 ML

    705 L

    Esi Olio Di Mandorle është një vaj bajame të ëmbla që hidraton dhe zbut lëkurën menjëherë pas aplikimit. Ai është gjithashtu i përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme të fëmijëve. Përveç kësaj, është një alternativë për parandalimin dhe trajtimin e strijave të lehta gjatë shtatzënisë. Rekomandohet për lëkurë të lodhur dhe të dehidruar. Lë pas një aromë të këndshme dhe freski të qëndrueshme në lëkurë.

  • ESI – Almond Oil (Vaj Bajame) 500 ML

    1850 L

    Esi Olio Di Mandorle është një vaj bajame të ëmbla që hidraton dhe zbut lëkurën menjëherë pas aplikimit. Ai është gjithashtu i përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme të fëmijëve. Përveç kësaj, është një alternativë për parandalimin dhe trajtimin e strijave të lehta gjatë shtatzënisë. Rekomandohet për lëkurë të lodhur dhe të dehidruar. Lë pas një aromë të këndshme dhe freski të qëndrueshme në lëkurë.

  • Esi Tusserbe Fluid 2 – Syrup 180 ML
    In Stock-15% Off

    Esi Tusserbe Fluid 2 – Syrup 180 ML

    Original price was: 980 L.Current price is: 833 L.

    Tusserbe është shurup bimor që përdoret për nxjerrjen e sekrecioneve në trajtimin e kollës. Përdoret në rast të acarimit të fytit dhe të mukozës së gojës. Është shumë i dobishëm në qetësimin e kollës së shoqëruar me gëlbazë duke lehtësuar nxjerjen e tyre. Ekstraktet e Trumzës veprojnë si antibakterial në traktin respirator.

  • Esi Tusserbe Sed 1 – Syrup 180 ML
    In Stock-15% Off

    Esi Tusserbe Sed 1 – Syrup 180 ML

    Original price was: 1070 L.Current price is: 910 L.

    Tusserbe Sed është shurup bimor që përdoret për reduktimin e kollës së thatë. Vepron si antibakterial për traktin e sipërm respirator

  • Esoxx One – 20 Bustina

    3090 L
    Përshkrimi i produktit
    Esoxx One përmban Acid hialuronik, Sulfat kondroitine dhe Poloksamer 407 dhe përdoret për trajtimin e simptomave të lidhura me refluksin gastroezofageal si dhimbja epigastrike, djegia në stomak, kolla e irrituar, dhimbje gjoksi, dhimbje fyti dhe astma jo alergjike. Përmban bustina të formuluara me një dozë të vetme dhe gëlltiten direkt në gojë.
    Indikacione
    Indikohet:
    • Në trajtimin simptomatik të refluksit gastroezofageal, të shoqëruar me:
      • Dhimbje epigastrike
      • Regurgitimi acidik
      • Kollë kronike
      • Astma jo alergjike
      • Dhimbja e fytit etj.
    Udhëzime për përdorim
    Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit.
    Rekomandohet të merrni 1 bustinë pas vakteve ose përpara gjumit. Gëlltiteni menjëherë në gojë.
    Paralajmërime
    MOS merrni bustinat Esoxx One nëse jeni:
    • Alergjik nga ndonjë prej përbërësve.
    • Shtatzënë ose në muajt e parë të ushqyerjes me gji.
    MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
    Informacione të tjera
    Mbajeni larg fëmijëve.
    Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
    Përbërësit
    Acid hialuronik, Sulfat kondroitine, Polivinilpirolidon, Ksilitol C, Benzoat natriumi, Sorbat kaliumi, Shije, Ujë i demineralizuar, Poloksamer 407.
  • Espumisan – 25 Kapsula

    355 L
    Indikacione
    Indikohet në:
    • Trajtimin e fryerjes dhe gazrave
    • Në përgatitjen për procedura diagnostikuese si rreze-X dhe Sonografi.
    Udhëzime për përdorim
    Tek fëmijët mbi 6 vjeç dhe të rriturit: Rekomandohet të merrni 2 kapsula 3-4 herë në ditë.
    Në përgatitjen e pacientëve për teste diagnostikuese abdominale: 2 kapsula 3 herë në ditë një ditë para ekzaminimit dhe 2 kapsula në mëngjes, me stomak bosh, ditën e ekzaminimit.
    Paralajmërime
    MOS e përdorni në rast se jeni alergjik ndaj Simetikonit ose ndaj ndonjë prej përbërësve të tjerë të formulimit.
    Kujdes:
    Konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit nëse:
    • Keni shqetësime abdominale për herë të parë ose nëse simptomat janë të vazhdueshme.
    • Jeni shtatzënë ose gjatë gjidhënies.
    Informacione të tjera
    Mbajeni larg fëmijëve.
    Ruajeni në një vend të freskët (<30°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
    Përbërësit
    Simetikon, Eksipientë: Parahidroksibenzoat metili, Xhelatinë, Glicerol, E verdhë kinoloni 70% (E 104), E Verdhë sunset 85% (E110).
  • Eucarbon – 30 Tableta

    525 L
    Indikacione
    Indikohet për:
    • Zorrën dembele
    • Të gjitha format e kapsllëkut
    • Meteorizëm
    • Gazrat e stomakut
    • Auto toksikimin intenstinal
    • Obstipacion hemorroidal (pengesë në rrugët intenstinale nga hemorroidet)
    Udhëzime për përdorim
    Të rriturit: Si agjent i butë laksativ, tretës dhe karminativ rekomandohet të merrni 1-2 tableta deri në 3 herë në ditë, gjatë ose pas ngrënies. Për efekte më të forta rriteni dozën e mbrëmjes në 3-4 tableta.
    Fëmijët nga 2 vjeç: 1 tabletë gjatë ngrënies.
    Për procedura me rreze X: 6-8 tableta në mënyrë që të pastroni rrugët e tretjes dhe të hiqni të gjitha gazrat.
    Paralajmërime
    MOS e përdorni në rast:
    • Ulçerash të stomakut ose të zorrëve
    • Apendesiti
    • Pengesash të zorrëve
    Kujdes:
    Konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit nëse jeni shtatzënë.
    Informacione të tjera
    Mbajeni larg fëmijëve.
    Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
    Përbërësit
    Gjethet e Senës (sennae folium), Ekstrakt i rrënjës Rei (rheum radix), Karbon vegjetal (carbo ligni), Squfur i purifikuar (sulfur depuratum), Eksipientët: Vaj i mentes, Vaj i koprës.
  • Exactive Aparat Diabeti + Fisha

    2050 L

    Udhëzime për përdorim

    • Vendosni fishën në portën e aparatit me pjesën gri të drejtuar drejt portës.
    • Prekni majën e fishës në pikën e gjakut. Gjaku përthithet automatikisht në fishën përmes majës.
    • Prisni derisa rezultati të shfaqet në ekran.

    Paralajmërime

    MOS i ruani fishat pranë klorit ose pastruesve që përmbajnë klor.
    MOS përdorni fishat e skaduar të provës. Ato mund të japin nivele të pasakta të glukozës në gjak.
    MOS e përdorni një fishë që duket e dëmtuar ose është përdorur.
    Kujdes:
    Një shishe e re me fisha mund të përdoret për 6 muaj pas hapjes së parë.
    Për përdorim të jashtëm.
    Gjithmonë lani dhe thani duart mirë me ujë dhe sapun para dhe pas testimit.
    Fishat duhet të ruhen në shishen mbrojtëse. Kapaku i shishes duhet të mbyllet fort.

    Informacione të tjera

    Ruajeni në një vend të freskët (5-30°C) dhe të thatë.
    Mbajeni larg fëmijëve.

    Përbërësit

    Glukozë oksidazë, Mediator, Agjent tharës.
  • Fastum Xhel – 50 GR

    497 L

    Fastum xhel është një xhel që ndihmon në uljen e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve muskulare. Përdoret nga të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç.