Description
Përshkrimi i Produktit
Një xhel-krem i lehtë dhe jo yndyror që ofron hidratim 24-orësh, lehtëson shenjat e dehidratimit të lëkurës duke e mbrojtur njëkohësisht nga ndotësit mjedisorë. Rimbush nivelin natyral të lagështisë së lëkurës dhe e mbron atë duke forcuar barrierën mbrojtëse të saj, duke rezultuar në një lëkurë më të shëndetshme dhe të balancuar. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Përbërësit Aktiv:
- Prebiotik me veprim të ngjashëm me Vitaminën D, për një hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë, ndihmon në rritjen e nivelit të lagështisë dhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.
- Kompleksi me Aminoacide Antioksiduese & Inositol, për detoksifikim, forcim të barrierës së lëkurës dhe mbrojtje nga ndotja urbane dhe stresi oksidativ.
- Përbërës bio-mimetikë, si serina dhe arginina, të pranishëm në barrierën natyrale hidratuese të lëkurës, ushqejnë lëkurën dhe forcojnë barrierën e saj mbrojtëse.
- Gjalpi Shea ushqen dhe hidraton në thellësi, duke e lënë lëkurën të butë dhe elastike.
I testuar dermatologjikisht _ Jo-komedogjenik _ Pa gluten.
Përdorimi
- Aplikojeni çdo ditë, pas pastrimit, në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën rreth syve.
- Baza ideale për aplikimin e makijazhit.
Përbërësit
Aqua, Glycerin, Dimethicone, Caprylyl Methicone, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Fructooligosaccharides, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Serine, Proline, Inositol, Arginine, Histidine, Betaine, Calcium Lactate, PCA, Parfum, Lauryl PEG-10 Tris (Trimethylsiloxy) Silylethyl Dimethicone, Tocopherol, PEG-12 Dimethicone / PPG-20 Crosspolymer, Stearyl Dimethicone, Octadecene, Sodium Chloride, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Sodium Benzoate, Citric Acid, Benzyl Benzoate, Coumarin, Geraniol, Linalool.