-20% Off

Youth Lab – Body Guard Summer Set

Original price was: 3750 L.Current price is: 3000 L.

Set veror për mbrojtje të lartë por të lehtë dhe kujdes pas diellit.

Compare

Description

Përshkrimi i Produktit

Seti Veror Limited Edition _ Body Guard rikthehet edhe këtë vit për të bërë diferencën! Produktet më të shitura të kombinuara me çantën më në modë të verës do t’ju ngrejnë sërish humorin veror!
Ky është seti ideal për mbrojtje intensive por të lehtë dhe kujdes të përditshëm, pasi përmban 2 produkte unike:

  • Krem mbrojtës për fytyrën me teksturë të lehtë, për riparim dhe mbrojtje nga rrudhat dhe njollat
  • Lotion mbrojtës i RI me SPF 30, për fytyrën dhe trupin, rezistent ndaj ujit dhe djersës

Seti ofrohet me çmim special, dhe për më tepër përfshin edhe çantën verore të thurur YOUTH LAB., që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës!

AGE-DEFENSE WATERY SUNSCREEN SPF 50 – 40 ml

Krem mbrojtës ditor për fytyrën, me teksturë të jashtëzakonisht të lehtë, i pasuruar me përbërës dermatologjikisht aktivë që parandalojnë dhe trajtojnë shenjat e plakjes si rrudhat dhe njollat. Formulë jo e yndyrshme, rezistente ndaj ujit dhe djersës, që synon shenjat e fotoplakjes, hidraton në thellësi dhe mbron nga ndotja urbane si dhe rrezet UVA & UVB. Paketim hermetik për të ruajtur efektivitetin e formulës dhe për të shmangur kontaminimin nga ajri ose duart. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme, me shenjat e para të plakjes që nga mosha 30+.

BODY GUARD SUN PROTECTION SPF 30 – 200 ml

Lotion mbrojtës në formë spray për fytyrën dhe trupin, rezistent ndaj ujit dhe djersës. Falë kokës spërkatëse, shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe përthithet menjëherë, pa lënë yndyrë në lëkurë. Ofron mbrojtje të lartë nga rrezet UVA & UVB, ndërkohë që përmirëson nivelet e hidratimit të lëkurës dhe forcon mbrojtjen e saj natyrale, duke parandaluar plakjen e parakohshme. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.