Description
Përshkrimi i Produktit
Yanola Pregna në formë tabletash dhe kapsulash, është një suplement ushqimor i përbërë nga vitamina, minerale, prebiotikë dhe acide yndyrore, të rëndësishme tek gratë gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji dhe për fetusin.
Mbështet zhvillimin e zemrës, imunitetit dhe sistemit nervor dhe zvogëlon defektet e trurit dhe palcës kurrizore. Ajo rrit furnizimin me gjak, oksigjen dhe lëndë ushqyese kryesore përmes placentës dhe zvogëlon inçidencën e lindjes së parakohshme.
Gjatë periudhës së ushqyerjes me gji, kontribuon në rritjen e foshnjës.
- Vitamina C ka veti antioksidante, ndihmon në forcimin e sistemit imunitar të nënës dhe në përthithjen normale të hekurit. Gjithashtu ndikon në formimin normal të fetusit.
- Vitamina K luan rol në koagulimin normal të gjakut.
- Zinku dhe Seleniumi kanë veti antioksiduese dhe ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar të nënës.
- Koenzima Q 10 ndihmon në mbajtjen normale të presionit të gjakut.
- DHA ndikon në formimin normal të sistemit nervor të fetusit.
- Ekstraktet e Xhinxherit parandalojnë dhe reduktojnë ndjesinë e të vjellave.
- Probiotikët ulin aciditetin e stomakut, parandalojnë kostipacionin dhe reduktojnë mundësinë e shfaqjes së diabetit gestacional tek foshnja.
Përdorimi
Rekomandohet të merren një kapsulë dhe një tabletë në ditë me një gotë ujë, preferohet gjatë vakteve. Gëlltitini pa i përtypur.
Paralajmërime
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme dhe të balancuar apo mënyrë jetese të shendetshme.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Përbërësit
Vitaminë C, Vitaminë D, Vitaminë B kompleks, Vitaminë K, Selenium, Zink, DHA, Koenzimë Q 10, Probiotikë, Ekstrakt Xhinxheri.