-5% Off

Yanola – Cal 30 Tableta

Original price was: 2800 L.Current price is: 2660 L.

Yanola Cal është një suplement ushqimor, i cili siguron kocka të forta për nënën dhe ndihmon mineralizimin e kockave të fetusit.

Compare
Categories: , ,

Description

Përshkrimi i Produktit

Yanola Cal është një suplement ushqimor i pasur me vitamina, minerale të formuluara për nevojat e grave, sidomos gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji. Përmban: Vitaminën C (kontribuon në sintezën e kolagjenit), Vitamina D3 (ndihmon në ruatjen e nivelit të kalçiumit dhe fosforit në trup), Vitamina K2 (luan rol në koagolimin e gjakut), Kalçium (ndihmon në zhvillimin e zemrës, nervave dhe muskujve të fetusit), Magnez (redukton shenjat e  depresionit, ankthit dhe ngërçet e muskujve), Zinku (i nevojshme për ndarjen e qelizore dhe rritjen e indeve, duke ndihmuar zhvillimin normal ndërsa fetusi juaj rritet), Selen (ndihmon në sistemin riprodhues), Bakër (është i rëndësishëm për zhvillimin e fetusit), Mangan (ndihmon në formimin e kockave dhe kërceve), Bor (mundëson rritjen e kockave).

Përdorimi
  • Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
  • Rekomandohet të merrni një tabletë në ditë, mundësisht mes vakteve.
  • Gëlltiteni me një gotë ujë. Të mos përtypet.
 Paralajmërime
  • Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme e të balancuar dhe një mënyre jetese të shëndetshme.
  • MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
  • Mbajeni larg fëmijëve.
  • Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti. Ruhet në vend të thatë, të freskët (<25°C), larg dritës dhe nxehtësisë.
Përbërësit

Vitamin C, vitamina D3, Vitamina K2, kalcium, magnez, zink, selen, bakër, mangan, bor

Përbërës të tjerë: Fosfat dikalciumi, Celulozë vegjetale, Kroskarmelozë Natriumi, Acid Stearik, Dioksid Siliciumi, Stearat Magnezi, Veshje vegjetale.