-15% Off

Vitabiotics – Pregnacare Original 30 Tablets

Original price was: 2200 L.Current price is: 1870 L.

Pregnacare Original eshte nje suplement ushqimor, i cili mbulon nevojat ditore ushqyese përgjatë shtatzënisë.

Compare
Categories: , ,

Description

Përshkrimi i Produktit

Pregnacare Original është një suplement ushqimor, me një kompleks vitaminash dhe mineralesh tepër të rëndësishme përgjatë periudhës së shtatzënisë.

Përbërësit kryesorë janë:

  • Acidi Folik bën pjesë në grupin e vitaminave B të tretshme në ujë. Ai kontribuon në metabolizmin e aminoacideve dhe në proçesin e ndarjes qelizore. Ai luan një rol kryesor dhe shumë të rëndësishëm në përgatitjen e trupit të nënës për mbajtjen e fetusit.
  • Vitamina B12 ndihmon në mirëqënien e sistemit nervor dhe vaskular.
  • Zinku ka rol në rritjen normale qelizore, sintezën e proteinave, mirëfunksionimin e sistemit riprodhues.
  • Vitamina D ndihmon në mirëqënien kockore të nënës dhe atë të fëmijës.
  • Seleniumi forcon sistemin imunitar.

-Nuk ka përmbajtje të Vitaminës A, pasi nivelet e larta të saj janë të kundraindikuara në shtatzëni.

-Tregohet një kujdes specifik dhe në ruajtjen në normë të vlerave të hekurit.

 

Përdorimi

Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.

Rekomandohet të merrni një tabletë në ditë 1 orë pas ushqimit.

 

Paralajmërime

MOS përdorni Pregnacare origjinale nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve të produktit.

Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësues të një diete të larmishme e të balancuar dhe një mënyre jetese të shëndetshme.

MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Mbajeni larg fëmijëve.

Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.

Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë.

 

Përbërësit

Maltodesktrinë, Oksid Magnezi, Agjentë shtues: Celulozë Mikrokristaline, Vitaminë C (Acid Askorbik [Transportuesit: Hidroksipropilmetilcelulozë & Acid tartaric]) Fumarat hekuri, Veshje e tabletës (Hidroksipropilmetilcelulozë, Hidroksipropilcelulozë, Trigliceride Kaprik/Kaprilik, Ngjyrues nga burime naturale [Dioksid titani, Oksid Hekuri], Glicerinë, Talk e purifikuar), Sulfat zinku, Agjentë anti-glomerues: Dioksid silikoni, Acid stearik dhe Stearat magnezi, Niacië (si Nikotinamid), Vitaminë B6 (Piridoksinë HCl), Betakaroten ( Transportues: Amidon, Ujë, Antioksidant: DL-Alfa Tokoferol), Acid pantotenik ( si kripë e Kalciumi), Vitaminë B12, ( Cianokobalaminë [Transportues: Maltodekstrinë, Citrat trisodium, Acid citric]), Vitamin E ( Acid suksinat D-Alfa Tokoferol) (nga Soja), Vitaminë D3 (Kolekalciferol [Transportues : Akacia, Sukrozë, Amidon misri, Trigliceride me zinxhir të mesëm, Antioksidant :DL-Alfa tokoferol]), Tiaminë (Vitaminë B1 si mononitrate), Riboflavin, Sulfat bakri, Vitaminë K (Vitamin K1 [Transportues: Akacia & Sukrozë]), Acid folik (si Acid Pteroilmonoglutamik),Jodur kaliumi, Biotinë, Selenat natriumi