Description
Përshkrimi i Produktit
Vitabiotics Pregnacare Breastfeeding është suplementi ideal, i cili siguron një gamë të gjerë vitaminash dhe mineralesh për nënat e reja pas lindjes dhe gjatë gjidhënies për 12 muajt pasardhës.
- Kalçiumi, Vitamina K, Vitamina D dhe Magnezi kontribuojnë në mirëqënien e sistemit kockor.
- Vitamina B6, Niacina (vit. B3), Hekuri dhe Magnezi kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë.
- 300mg DHA, doza ditore e rekomanduar nga ekspertët për nënat e reja, kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve të bebeve, që ushqehen me gji.
- Zinku kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.
- Magnezi ndihmon në metabolizmin normal të enegjisë, funksionin normal të muskujve dhe nervave.
- Vitamina C mbështet funksionin normal të sistemit imunitar, në kombinim me Vitaminën E.
Përdorimi
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Rekomandohet të merren 2 tableta dhe një kapusë Omega-3 ne nje ditë me një gotë ujë, pas vaktit kryesor. Gëlltitini pa i përtypur.
Paralajmërime
Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësuse të një diete të larmishme dhe të balancuar apo një mënyrë jetese të shëndetshme.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët (<25°C) dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.
Përbërësit
Karbonat kalciumi, Maltodekstrina, Oksidi i magnezit, Veshje tabletash (Hidroksipropilmetilcelulozë, Hidroksipropilcelulozë, Trigliceride Kapriku/Kaprilike, Ngjyrat [Dioksidi i Titaniumit, Oksidet e Hekurit], Vitamina C (Acidi Askorbik [Mbartësi: Gliceryl Tristearat]) Agjentë anti glomerues: Dioksid Silikoni, Acid Stearik dhe Stearat Magnezi, Agjent ngurtësues: Celulozë mikrokristaline, Fumarat Hekuri, Sulfat Zinku, Vitamina E (Acidi D-Alfa Tokoferil Suksinat) (nga Soja), Niacin (si Nikotinamide), Vitamina B6 (Piridoksinë HCl), Betakaroten (bartës: Niseshte, Ujë, Antioksidant: DL-Alfa Tokoferol, Tiaminë (Vitamina B1 si Mononitrate), Acidi Pantotenik (si kripë Kalciumi), Vitamina B12 (Cianokobalaminë), [Transportuesit: Citrati i Trisodiumit, Acidi citrik, Maltodekstrina]), Vitamina D3, Riboflavinë, Sulfat bakri, Acid Folik, Jodidi i kaliumit, Biotina, Selenati i Natriumit, Vitamina K