Vilonit Xhel – 100 GR

392 L

Vilonit 1% është një xhel për përdorim lokal me efekt antiinflamator që përdoret për të trajtuar dhimbjen e artrozës së nyjeve që janë të përshtatshme për trajtim lokal, siç janë duart dhe gjunjët tek fëmijët mbi 14 vjeç dhe të rriturit.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Vilonit 1% përmban diklofenak natriumi, një substancë aktive që i përket një klase të barnave të quajtura antiinflamatorët jo steroidë. Lehtëson dhimbjen, zvogëlon ënjtjen dhe lehtëson inflamacionin që prek nyjet, muskujt dhe tendinat duke përfshirë: artritin reumatoid, artrozën, dhimbjet akute (inflamacion i dhimbshëm i nyjeve sidomos në këmbë dhe duar), spondilit ankilozues (formë e artritit spinal).
Indikacione
Indikohet për lehtësimin simptomatik lokal të dhimbjes dhe inflamacionit në:
  • Traumat e ligamenteve, muskujve dhe nyjeve për shkak të ndrydhjeve, tendosjeve dhe mavijosjeve.
  • Format e lokalizuara të reumatizmit në indet e buta
  • Për trajtimin e artrozës së nyjeve sipërfaqësore.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Vilonit duhet të fërkohet butësisht në lëkurë. Në varësi të madhësisë së zonës së prekur për t’u trajtuar 2 deri në 4 g duhet të aplikohen 3 deri në 4 herë në ditë.
Rekomandohet që trajtimi të mos vazhdohet më shumë se 14 ditë.
Paralajmërime
MOS e përdorni Vilonit:
  • Nëse keni pasur ndonjëherë alergji diklofenakun, aspirinën dhe barna të tjera antiinflamatorë jo steroidë, propilen glikol, izopropanol ose ndonjë nga përbërësit e tjerë.
  • Në lëkurën e sëmurë, plagët e lëkurës ose dëmtimet e hapura.
  • Në gojë, sy ose në zonat intime.
  • Nëse jeni shtatzanë ose ushqeheni me gji.
  • Më shumë se 14 ditë.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun tuaj nëse:
  • Ju jeni duke marrë ndonjë bar tjetër duke përfshirë edhe barnat OTC ( barna që jepen pa recetë)
  • Simptomat tuaja përkeqësohen ose nuk përmirësohen pas 14 ditësh
  • Vini re ndonjë efekt anësor të padëshirueshëm.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni nën temperaturën 25°C.
Mbrojeni nga drita dhe nxehtësia.
Përbërësit
Lënda aktive: Diklofenak Dietilamoni
Përbërës të tjerë: Dietilaminë, Karbomer 934 P, Ketomakrogol 1000, Cetiol Lc, Izopropanol, Parafinë, Lëng, Aromë Lavanda, Propilen Glikol, Ujë i Purifikuar.