Description
Përshkrimi i produktit
Tabletat Vacontil përmbajnë Loperamid, një agjent antidiarreik që eliminon diarrenë duke ngandalësuar aktivitetin e zorrëve. Ndihmon trupin të përthithë më shumë ujë dhe kripëra nga zorrët. Trajton diarrenë e papritur dhe diarrenë që zgjat për një kohë më të gjatë.
Indikohet në trajtimin e:
- Sulmeve të shkurtra të diarresë në të rritur dhe fëmijë mbi 8 vjeç
- Diarresë (kronike) që zgjat për një kohë të gjatë në të rriturit.
Përdorimi
- Gjithmonë lexoni flëtëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit.
- Të rriturit: Rekomandohet të merrni 2 tableta menjëherë dhe vazhdoni me 1 tabletë pas çdo defekimi të ujshëm.
- Fëmijët 9-12 vjeç: Rekomandohet të merret 1 tabletë 4 herë në ditë derisa diarreja të vihet nën kontroll.
- Ky bar mund të merret deri në 5 ditë.
- Për diarrenë që zgjat rekomandohet të këshilloheni me mjekun.
Paralajmërime
- MOS e përdorni/jepni këtë bar nëse:
- Fëmija juaj është nën 8 vjeç
- Jeni alergjik nga Loperamid ose nga ndonjë prej përbërësve të barit
- Keni diarre të rënduar ose po mjekoheni me antibiotikë
- Keni konstipacion ose stomaku juaj është i fryrë
- Vuani nga koliti ulçeroz.
- Këshillohuni me mjekun përpara përdorimit nëse:
- Keni dizenteri akute (gjak në feçe dhe temperaturë)
- Vuani nga probleme të mëlçisë
- Keni SIDA ose stomaku juaj fryhet
- Po përdorni barna të tjerë si Ritonavir ose Kuinidinë
- Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
- Ky bar mund të shkaktojë marrje mendsh kështu që është e rëndësishme të tregoni kujdes përpara drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive.
- Mbajeni larg fëmijëve.
- Ruajeni në një vend të freskët (<25˚C) dhe të thatë, larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë.
Përbërësit
Hidroklorur Loperamidi, Monohidrat laktoze, Celulozë mikrokristalore, Kroskarmelozë natriumi, Stearat magnezi.