Tylolhot Pediatrik – 12 Bustina

275 L

TylolHot për fëmijë është një bar në formë granule që tretet në ujë. Përdoret si qetësues i dhimbjeve, ul temperaturën, anti-alergjik. Ky bar mund të përdoret tek fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit, dhimbjen e kokës, bllokimin e hundëve dhe sinuseve.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
TylolHot për fëmijë përmban paracetamol, klorfeniraminë maleat dhe klorhidrat pseudoefedrinë. Paracetamoli është një qetësues i dhimbjeve që i përket grupit të antiinflamatorëve jo-steroid. Klorfeniramina bën pjesë në barnat antihistaminik dhe lehtëson simptomat e alergjisë si rrjedhja ose bllokimi i hundës, skuqja dhe/ose mbindjeshmëria e syve. Hidrokloruri i pseudoefedrinës është një dekongjestionant (zhbllokues) që lehtëson bllokimin e hundës duke mundësuar frymëmarrje më të mirë.
Udhëzime për përdorim
TylolHot Pediatrik merret në rrugë orale (nga goja) si më poshtë:
Përmbajtja e secilës bustinë tretet në 80 ml ujë të nxehtë = 1/2 e një gote me madhësi standarte dhe pihet menjëherë.
Në rast të aplikimit të përsëritur, duhet të bëhet në një interval prej 6 orësh. Doza ditore maksimale e rekomanduar është 4 bustina.
Paralajmërime
MOS e përdorni nëse:
  • Fëmija ka sëmundje të mëlçisë ose veshkave.
  • Fëmija është me diabet.
  • Fëmija është duke marrë barna antihipertensive (kundër tensionit të lartë të gjakut) dhe/ose barna kundër depresionit.
  • Është alergjik (mbindjeshëm) ndaj përbërësve aktivë ose ndonjë prej përbërësve të tjerë.
Kujdes:
Tylol Hot Pediatrik nuk duhet të përdoret për më shumë se 5 ditë tek fëmijët për të eleminuar gjendjen e dhimbjeve dhe nuk duhet të përdoret në trajtimin e një temperature të përsëritur.
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse fëmija juaj ka:
  • Sëmundje serioze të zemrës, hipertension (tension i lartë i gjakut) dhe anemi.
  • Çrregullim të mushkërive, astmë, glaukomë (presion i rritur intraokular) ose gjëndër tiroide tepër aktive,
  • Po përdor ose ka përdorur kohët e fundit ndonjë bar tjetër, duke përfshirë barna pa recetë.
Ky bar përmban ngjyrën e verdhë të perëndimit të diellit (E110) e cila mund të shkaktojë reaksione alergjike tek disa njerëz.
Informacione të tjera
Mbani larg fëmijëve të moshës nën 3 vjeç.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në vend të thatë në temperaturën e dhomës.
Përbërësit
Paracetamol, Hidroklorid Pseudoefedrinë, Klorfeniraminë Maleate, Benzoat Natriumi si Agjent Konservues; E Verdha Quinoline dhe E Verdhë Sunset si Agjent Ngjyrosës; Sheqer i Rafinuar si Agjent Ëmbëlsues dhe Pluhur me Aromë Portokalli si Agjent Aromatik.