Tylol Hot – 12 Bustina

564 L

TylolHot përdoret për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Ai ndihmon në reduktimin e sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe hap hundët e zëna. Gjithashtu, lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën e trupit.

Compare

Description

Pershkrimi i Produktit

Tylol Hot përmban paracetamol, pseudoefedrinë HCl dhe klorfeniraminë dhe është i përdorshëm për trajtimin e simptomave të ftohjes dhe gripit. Ka veti analgjezike, duke lehtësuar dhimbjen dhe ulur temperaturën. Pseudoefedrina ndihmon në lehtësimin e kongjestionit nazal dhe largimin e sekrecioneve, ndërsa klorfeniramina redukton simptomat e alergjisë dhe irritimin e syve.

Perdorimi

1.Lehtësimi i simptomave të të ftohurës dhe gripit
Tylol Hot ndihmon në lehtësimin e simptomave të ftohurës dhe gripit si dhimbja e trupit, dhimbja e kokës dhe hundët e zëna.

2.Ulja e temperaturës
Ky produkt ndihmon në uljen e temperaturës së trupit, duke sjellë lehtësim kur ndiheni të nxehtë dhe të lodhur.

3.Lehtësimi i dhimbjeve me origjinë të ndryshme
Tylol Hot ka veti analgjezike që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga ftohja, gripi ose dhimbjet e tjera të trupit.

4.Lehtësimi i simptomave të alergjive
Klorfeniramina në Tylol Hot ndihmon në zvogëlimin e simptomave të alergjive si kruajtjet, djegiet e syve dhe hundët që rrjedhin.

Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.Për të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Tretni përmbajtjen e çdo bustine në 160 ml ujë të ngrohtë dhe pijeni menjëherë. Nëse është e nevojshme, mund të merrni një dozë tjetër pas një intervali prej 6 orësh. Doza maksimale e rekomanduar në ditë është 4 bustina.

Paralajmerime

Mos e merrni TYLOL HOT në rastet e mëposhtme

  • Jeni alergjik ndaj paracetamolit, klorfeniraminës, hidroklorurit të pseudoefedrinës ose ndonjë përbërësi tjetër të këtij ilaçi.
  • Vuani nga diabeti, sëmundje të rënda të mëlçisë apo veshkave.
  • Jeni duke marrë frenues MAO (medikamente për depresionin dhe sëmundje të tjera mendore).
  • Jeni nën moshën 12 vje

Konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni TYLOL HOT nëse keni:

  • Probleme me mëlçinë, veshkat ose mushkëritë.
  • Anemi të mëparshme.
  • Sëmundje të rëndë të zemrës.
  • Astmë bronkiale.
  • Hipertension (tension të lartë të gjakut) ose glaukomë.
  • Hipertiroidizëm.

Kujdes :

  • Mbajeni barin larg fëmijëve.
  • Mos e përdorni pas datës së skadencës së shënuar në kuti.
  • Ruajeni në një temperaturë nën 25°C