Tussavit – Syrup 250 Gr

370 L

Tussavit është një shurup bimor që përdoret për nxjerrjen e sekrecioneve në trajtimin e kollës

Compare

Description

Pershkrimi i Produktit

Tussavit është një shurup bimor që përdoret për nxjerrjen e sekrecioneve në trajtimin e kollës. Ekstraktet e Trumzës veprojnë si antibakterial në traktin respirator. Ekstrakti i gjetheve të lules së Dellit ka veti qetësuese në gryke, ezofag dhe kordat zanore. Shurupi i kollës Tussavit mund të përdoret nga të rriturit, adoleshentët dhe fëmijët mbi 2 vjeç.

Perdorimi 

Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç rekomandohet të marrin 10 ml deri në 6 herë në ditë.
Fëmijët 4-12 vjeç rekomandohet të marrin 10 ml 3-5 herë në ditë.
Fëmijët 2-4 vjeç rekomandohet të marrin 5 ml 3-5 herë në ditë.
Nuk rekomandohet përdorimi tek fëmijët nën 2 vjeç.

Paralajmerime 

Mos merrni Tussavit shurup :

  • Nese jeni alergjik ndaj Trumzes (thymus) , gjetheve te Dellit ose perberesve te tjere te shurupit Tussavit
  • Nuk rekomandohet per femijet nen 2 vjec per shkak te permbajtjes se alkoolit
  • Nese jeni shtatezene apo po ushqeni me gji konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se ta merrni kete shurup