Tavipec – 30 Capsules

284 L

Tavipec është një suplement bimor që ndihmon me shkrirjen e sekrecioneve në mushkëri dhe lehtëson kollën. Pastron rrugët e frymëmarrjes dhe ka veprim antiinflamator dhe antimikrobik. Mund të përdoret gjithashtu në kombinim me antibiotikët. Tavipec rekomandohet për të rritur dhe adoleshentë mbi 12 vjeç.
Compare

Description

Përshkrimi i produktit

Tavipec është një suplement bimor që përmban vaj Lavande dhe përdoret për trajtimin e simptomave të bronkitit akut dhe si trajtim ndihmë për rinosinuzitin ose kollën te të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç. Vaji i lavandës shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes dhe bën që simptomat të eliminohen më shpejt.

Tavipec përdoret për:

Trajtimin e simptomave të bronkitit akut, rinosinusitit.

Lehtësimin e kollës.

Shkrirjen e mukusit.

 

Përdorimi

Përpara përdorimit, lexoni gjithmonë fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula tri herë në ditë 30 minuta para ngrënies.

 

Paralajmërime

Konsultohuni me doktorin tuaj përpara se të përdorni/merrni këtë produkt ose këtë bar, nëse jeni:

shtatzënë ose ushqeheni me gji

alergjik ndaj ndonjë prej përbërësve.

Mbajeni larg fëmijëve. Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë.

Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në kuti kartoni/paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Nuk përmban laktozë, fruktozë, gluten.

 

Përbërësit

Xhelatinë, Glicerinë 85%, Kinolinë e verdhë (E104), E verdhë e diellit FCF (E110), Kopolimer acid-etilakrilat metakrilik, Lauril sulfat natriumi, Propilen glikoli, Polisorbat 80, Glicerinë monostearat.