Tantum Verde Spray 0.15% – 30 ML

656 L

Tantum verde 0,15 % është një tretësirë ​​e lëngshme në formë spraji me efekt qetësues që përdoret për dhimbjen e fytit dhe të gojës. Përdoret për të zvogëluar simptoma si: dhimbje, acarim ose skuqje.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Tantum Verde spraj 0,15 % është një tretësirë në formë spraji me shije mente. Përmban Benzidaminë i cili është një anti inflamator jo steroid që përdoret në trajtimin e dhimbjeve, inflamacionit, acarimit të fytit dhe gojës. Tantum verde shfaq efekt anestezik lokal. Përdoret në pacientë mbi 5 vjeç
Indikacione
Indikohet:
    • Në inflamacionin e mukozës së fytit, të gingivave, të stomatit, faringut dhe laringut.
    • Në parandalimin e sëmundjeve inflamatore bakteriale të gojës dhe fytit.
    • Për të lehtësuar gëlltitjen.
  • Para dhe pas operacioneve në zona përreth dhëmbëve.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistintuaj përpara përdorimit.

1.Ngrijeni aplikatorin e pompës.

2.Vendoseni aplikatorin në gojë dhe drejtoheni drejt zonës së inflamuar.

3.Shtypeni pompën me gishtin tregues.

Para përdorimit të parë, spërkatni disa herë në ajër për të siguruar aplikimin e dozave të barabarta.
Një e shtypur = një dozë. Mbani frymën gjatë aplikimit.
Të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç: rekomandohen 4-8 sprucime, 2-6 herë në ditë.
Përdorimi pediatrik: fëmijët mbi 6 vjeç dhe nën 12 vjeç: rekomandohen 1-3 sprucime,  2-6 herë në ditë.
Paralajmërime
MOS e përdorni në fëmijë nën moshën 30 muajsh.
MOS e përdorni nëse keni një histori ose vuani nga Astma.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj acidit acetilsalicilik ose ndaj anti- inflamatorëve të tjerë të quajtur anti- inflamatorët josteroide.
Kujdes:
Këshillohuni me mjekun nëse nuk ndiheni mirë pas përdorimit për 7 ditë, ose nëse shfaqen shenja të tjera.
Shmangni kontaktin me sytë dhe veshët.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni  nën temperaturën 30ºC.
Përbërësit
Lënda aktive: Hidroklorur Benzidaminë 0,15 g.
Përbërës të tjerë: 96% Etanol, Glicerinë, Metil Parahidroksibenzoat, Aromë Nenexhiku, Sakarozë, Bikarbonat Natriumi, Polisorbat 20, Ujë i Purifikuar.