Përshkrimi i produktit |
Tachipirina me lëndën aktive Paracetamol indikohët për trajtimin simptomatik të sëmundjeve që shoqërohen me temperaturë dhe lehtësimin e dhimbjeve me origjinë dhe natyrë të ndryshme. Paracetamoli ka veti antipiretike duke ulur temperaturën e lartë dhe trajtimin e simpotmave të sëmundjeve si influenza, sëmundjet akute të traktit respirator etj. Supostet e Tachipirinës rekomandohet të përdoren në fëmijë që peshojnë ndërmjet 11 ose 12 kg përafërsisht mbi 1 vjeç.
|
Indikacione |
Tachipirina 250 mg indikohet:
- Si antipiretik: trajtimin simptomatik të sëmundjeve që shoqërohen me temperaturë si influenza, sëmundjet e traktit respirator etj.
- Si analgjezik: dhimbje e kokës, neuralgji, mialgji dhe lloje të tjera të dhimbjes
|
Udhëzime për përdorim |
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e barit ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
- Për fëmijët rekomandohet të respektoni dozimin në bazë të peshës së tyre trupore.
- Në të rriturit doza maksimale rektale është 4000 mg paracetamol në ditë.
- Fëmijët që peshojnë ndërmjet 11 dhe 12 kg (përafërsisht ndërmjet 18 dhe 24 muaj): 1 supost, të përsëritet sipas nevojës pas 8 orësh, pa tejkaluar 3 doza në ditë.
- Fëmijët që peshojnë ndërmjet 13 dhe 20 kg (përafërsisht ndërmjet 2 dhe 7 vjeç): 1 supost, të përsëritet sipas nevojës pas 6 orësh, pa tejkaluar 4 doza në ditë.
- Në rast të insuficencës renale të rëndë (klirensi i kreatininës është më pak se 10 ml/min) intervali midis dozave duhet të jetë të paktën 8 orë.
|
Paralajmërime |
MOS e administroni Tachipirinën:
- Në rastet e reaksioneve alergjike
- Me barna të tjerë që përmbajnë të njëjtën lëndë aktive
- Me kloramfenikol, kolestiraminë
- Me antikoagulantë
- Me alkool ose zidovudinë
- Në pacientët me anemi të rëndë hemolitike
- Në pacientët me insuficencë të rëndë hepatocelulare
- Për më shume se 3 ditë rresht.
Kujdes:
Duhet treguar kujdes i veçantë përpara se të merrni Tachipirinë:
- Në pacientët me insuficencë të rëndë hepatike
- Në paceintët me insuficencë renale
- Në alkolizmin kronik, konsumimin e tepërt të alkoolit, anoreksi, bulimi, kequshqyerja kronike
|
Informacione të tjera |
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e ruani në temperaturë mbi 25°C.
|
Përbërësit |
Çdo supozitor përmban 250 mg paracetamol
Lëndët ndihmëse: Gliceride gjysmësintetike.
|