Tachipirina 500 MG – 20 Tableta

618 L

Tachipirina 500 mg përdoret për lehtësimin e dhimbjes me origjinë të ndryshme dhe trajton simptomat e ftohjes dhe gripit. Ul gjithashtu temperaturën.
Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Tachipirina 500 mg përmban paracetamol si lëndën e saj aktive që është një bar analgjezik. Lehtëson dhimbjen si dhimbjen e kokës, dhimbjen e butë deri në mesatare. Ul temperaturën në trajtimin simptomatik të ftohjes, gripit, sëmundjeve të traktit respirator etj.
Indikacione
Tachipirina 500 mg përdoret për:
  • Uljen e temperaturës në ftohje, grip dhe sëmundjet e traktit respirator
  • Lehtësimin e dhimbjes
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Për fëmijët është e nevojshme të respektohet dozimi sipas peshës së tyre trupore dhe të zgjidhet formulimi i përshtatshëm.
  • Fëmijët me peshë 21 dhe 25 kg (përafërsisht 6 dhe 10 vjeç): ½ tabletë në ditë, të përsëritet nëse është e nevojshme pa 4 orësh pa e tejkaluar 6 doza në ditë (3 tableta).
  • Fëmijët me peshë ndërmjet 26 dhe 40 kg (përafërsisht ndërmjet 12 dhe 15 vjeç):1 tabletë në ditë, të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, pa tejkaluar 6 doza në ditë.
  • Fëmijët që peshojnë më shumë se 50 kg (përafërsisht mbi 15 vjeç): 1 tabletë në ditë, të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, pa tejkaluar 6 doza në ditë.
  • Të rriturit: 1 tabletë në ditë, të përsëritet nëse është e nevojshme pas 4 orësh, pa tejkaluar 6 doza në ditë. Në raste të dhimbjes së rëndë ose temperaturës së lartë, 2 tableta 500 mg të përsëriten sipas nevojës pas jo më pak se 4 orësh.
Paralajmërime
MOS merrni Tachipirina 500 mg:
  • Nëse jeni të mbindjeshëm ndaj paracetamolit ose përbërësve të tjerë të këtij bari.
  • Me barna të tjerë që përmbajnë paracetamol.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të merrni Tachipirina:
  • Nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji
  • Nëse vuani nga alkolizimi kronik, anoreksi, bulimi, ose kequshqyerja kronike.
  • Nëse vuani nga sëmundje të lehta deri në të moderuara hepatike ose funksioni i mëlçisë
  • Nëse vuani nga anemia hemolitike.
  • Nëse keni deficencë të glukozë-6- fosfat dehidrogjenazës.
  • Për një kohë të gjatë pa u këshilluar nga doktori juaj.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës e shënuar në paketim. Data e skadencës i referohet produktin në paketim të paprekur dhe të ruajtur mirë.
Përbërësit
Lënda aktive: Çdo tabletë përmban: Paracetamol 500 mg.
Eksipientët: Celulozë mikrokristaline, Povidon, Amidon i prexhelatinizuar, Acid stearik, Kroskarmellozë natriumi.