Description
Përshkrimi i produktit |
Tachipirina Shurup 120 mg/5ml është një shurup për përdorim nga goja. Përmban paracetamol si lëndën e saj aktive. Tachipirina shurup përdoret për trajtimin e dhimbjes së lehtë deri në mesatare si: dhimbja e kokës, migrena, dhimbja e dhëmbit, spazmave dhe dhimbjes me origjinë të ndryshme. Indikohet gjithashtu për ethet, temperaturën dhe simptomat e të ftohurës së zakonshme.
|
---|---|
Indikacione |
Indikohet në:
|
Udhëzime për përdorim |
Përdoreni këtë bar siç është përshkruar në flëtëudhëzues ose sipas këshillës së doktorit apo farmacistit tuaj.
Për përdorim nga goja dhe për një kohë të shkurtër. Tundeni mirë përpara përdorimit.
Përdorni shiringën brenda paketimit për të matur dozën me saktësi.
Dozimi
Në fëmijët mbi 10 vjeç është e rëndësishme të respektohet dozimi sipas peshës dhe jo në bazë të moshës.
|
Paralajmërime |
MOS tejkaloni dozën e barit më shumë siç tregon etiketa.
MOS ia jepni këtë bar fëmijës suaj nëse:
-Peshon më pak se 7.2 kg
-Është alergjik ndaj paracetamolit ose ndaj ndonjë prej përbërësve të tjerë të barit -Ka anemi hemolitike të rëndë (sëmundje e shkaktuar nga dëmtimi i qelizave të caktuara të gjakut, rruazat e kuqe të gjakut) -Ka sëmundje të rëndë të mëlçisë. Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara se ta jepni këtë produkt nëse fëmija:
ka ose ka patur astmë, diabet, kolesterol të lartë, tension të lartë të gjakut, goditje në tru, probleme me zemrën, mëlçinë, veshkat ose stomakun.
Paralajmërimet e mëposhtme janë për të rriturit. Kërkohet këshilla e mjekut përpara se të merrni këtë produkt në problemet e mëposhtme:
|
Informacione të tjera |
Kushtet e ruajtjes
Mos e ruani mbi temperaturën 25°C. Ruajeni nga drita.
Mbajeni larg fëmijëve.
|
Përbërësit |
Lënda aktive: Çdo 5 ml të pezullisë orale përmban 120 mg paracetamol
Përmban gjithashtu: Sukrozë, Citrat natriumi, Sakarinë Natriumi, Metil parahidroksibenzoat, Sorbat Kaliumi, Macrogol 6000, Acid citrik monohidrat, Shije luleshtrydhe, Aromë mandarine, Ujë i Purifikuar.
|