Description
Përshkrimi i Produktit
Pompë elektrike gjiri e dizajnuar për të ofruar rehati dhe efikasitet për nënat që ushqejnë me gji. E përshtatshme për të gjitha fazat e ushqyerjes me gji, kjo pompë elektrike ofron nivele të rregullueshme thithjeje për të imituar modelet natyrale të ushqyerjes me gji. Dizajni ergonomik siguron një përvojë komode pompimi dhe pompa është e përbërë nga materiale pa BPA. Është e lehtë për t’u montuar, përdorur dhe pastruar, duke e bërë një zgjedhje të përshtatshme për nënat e ngarkuara.
Perfshin :
- Pompë elektrike të gjirit
- 3 çanta për ruajtjen e qumështit të gjirit me kapak
- 1 enë magazinimi
- Sistemi i ushqyerjes: mbajtës + përshtatës + kapak mbrojtës + gjilpërë me rrjedhje silikoni të adaptueshme (A) Zerø.ZerøTM
- Qese mbajtëse
Përdorimi
Sterilizoni të gjitha pjesët e pompës nëpër të cilat kalon qumështi, siç tregohet në udhëzues.Bashkoni të gjitha pjesët së bashku për të formuar pompën e gjirit, siç tregohet në udhëzues.Lani duart para marrjes së qumështit. Vendoseni pompën në prizë ose përdoreni atë me bateri.Vendoseni pjesën e hinkës në gji në mënyrë që të përshtatet në mënyrë perfekte pa lënë asnjë hapësirë që mund të lëjojë hyrjen e ajrit, duke krijuar këshu një vakum. Vendosni regullatorin në pjesën e sipërme në pozicionin “0” (MIN). Ndizni pompën elektrikë duke e shypur gjatë butonin e energjisë (duke e mbajtur rreth 3 sekonda) derisa të ndizet drita LED blu.Kur pompa ndizet fillon faza e stimulimit, e cila zgjat 2 minuta ose derisa qumështi fillon të rrjedhë.Ju mund të ndryshoni forcën e masazhit duke e kthyer rregullatorin në pjesën e sipërme.Gjatë fazës së stimulimit shpejtësia nuk mund të rregullohet.Nëse keni nevojë për një kohë më të gjatë masazhi pasi të ketë mbaruar faza e stimulimit, mund të rifilloni përsëri këtë fazë me duke shypur dy herë shpejt butonin e energjisë.Kur qumështi fillon të rrjedhë shtypni butonin e energjisë, këtu mbaron faza e stimulimit dhe fillon faza e marrjes së qumështit.Kjo fazë fillon me shpejtësinë më të ulët.Shpejtësia e thithjes mund të rritet ose ulet duke shtypur butonat (+/-) derisa të arrini shpejtësinë më të rehatshme për ju.Drita jeshile do të qëndrojë e ndezur derisa të arrini shpejtësinë maksimale, kur të arrihet kjo shpejtësi, drita do të fillojë të ndizet dhe fiket.Rregulloni thithjen duke përdorur rregullatorin në pjesën e sipërme derisa të arrini pozicionin më të rehatshëm që i përshtatet nevojave tuaja.
Pasi të keni marrë qumështin vendoseni atë në qeset konservuese.
Paralajmërime
Mbajeni produktin larg fëmijëve.
Pompa e gjirit përshtatet me çdo shishe Suavinex