Rinerge Spray Nazal – 10 ML

639 L

Rinerge indikohet të përdoret në rastet e infeksioneve të sinuseve të lidhura me ftohjet, rinitin, sinusitin, rritjen e temperaturës dhe alergjitë e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, për shkak të efektit të shpejtë dhe të zgjatur si dekongjestionant. Rinerge indikohet gjithashtu për të reduktuar edemën, me qëllim që të lehtësohet vizualizimi i membranave të hundës dhe faringut përpara proçedurave kirurgjikale dhe diagnostike, si dhe për hapjen tubit të Eustakut në pacientët me inflamacion të veshëve.

Compare

Description

Përshkrimi

Rinerge indikohet të përdoret në rastet e infeksioneve të sinuseve të lidhura me ftohjet, rinitin, sinusitin, rritjen e temperaturës dhe alergjitë e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, për shkak të efektit të shpejtë dhe të zgjatur si dekongjestionant.

Rinerge indikohet gjithashtu për të reduktuar edemën, me qëllim që të lehtësohet vizualizimi i membranave të hundës dhe faringut përpara proçedurave kirurgjikale dhe diagnostike, si dhe për hapjen tubit të Eustakut në pacientët me inflamacion të veshëve.

Mos përdorni Rinerge nëse:
– Jeni alergjik nga ndonjëri prej përbërësve të pranishëm në formulim;
– Keni mbindjeshmëri nga substancat adrenergjike;
– Keni fëmijë nën 6 vjeç.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni ndonjë medikament. Nuk ka studime të kontrolluara mbi përdorimin e Rinerge në gratë shtatzëna, prandaj nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë, me përjashtim të rasteve kur mjeku e konsideron përdorimin e tij thelbësor.
Rinerge nuk duhet të përdoret gjatë ushqyerjes me gji, përveç rasteve kur është e nevojshme. Si të gjitha barnat, Rinerge mund të çojë në shfaqjen e efekteve anësore. Megjithatë këto nuk manifestohen te të gjithë njerëzit. Incidenca e efekteve serioze të padëshiruara në pacientët që marrin doza terapeutike të Rinerge është e ulët.

Ndër efektet anësore përmendim:
– Efektet lokale përfshijnë:

      • Ndjesi djegieje kalimtare, thumbim,shtim të rrjedhjes së hundës ose tharje të mukozës së hundës dhe teshtitje.
        Përdorimi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë kongjestion të rikthimit (të karakterizuar nga skuqje kronike, enjtje dhe rinit).

Efektet sistemike përfshijnë efektet simpato-mimetike sistemike si hipertensioni, nervozizmi, të përzierat, vertigo, dhimbje koke, pagjumësi, palpitacione ose bradikardi reflekse me një shfaqje të rastësishme.

Nëse ndonjë nga efektet anësore përkeqësohet ose vëreni ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në fletë-udhëzues, njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Përdorimi

Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni të sigurt. Doza e zakonshme është 2 ose 3 spraje, në secilën anë të hundës, dy herë në ditë (mëngjes dhe mbrëmje), përveç rasteve kur mjeku juaj e përshkruan ndryshe. Në disa raste të sinuzitit, nebulizimi mund të përsëritet pas 10 deri në 15 minuta. Mos e përdorni Rinerge tek fëmijët nën 6 vjeç. Rinerge nuk duhet të përdoret për vetëmjekim për më shumë se 3 ditë. Nëse simptomat vazhdojnë, ndërprisni trajtimin me Rinerge dhe konsultohuni me mjekun tuaj. Për të minimizuar rrezikun e përhapjes së infeksioneve, mos e ndani nebulizatorin tuaj me të tjerët. Një nebulizator nuk duhet të përdoret për më shumë se një person.

Përpara përdorimit të këtij bari lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai përmban një informacion më të detajuar. Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Përbërësit:
oxymetazoline hydrochloride, sodium chloride, sodium chloride benzalkonium monopotassium phosphate, disodium phosphate dihydrate and purified water Lista e përbërësve përditësohet vazhdimisht. Ju lutemi referojuni përbërësve të shënuar në paketimin e produktit.