Description
Përshkrimi i Produktit
1. Rilastil Intense C Serum Xhel (30 ml)
Ky serum me teksturë xheli, i pasur me 15% vitaminë C, ndihmon në luftimin e rrudhave, barazon strukturën e lëkurës dhe redukton shenjat e lodhjes të shkaktuara nga stresi apo ndryshimet sezonale. Formula e tij ofron hidratim të menjëhershëm, duke zbutur dukshëm vijat e imta.
- Përmbajtje e lartë me vitaminë C për një efekt antioksidues të fuqishëm
- I pasuruar me acid hialuronik për hidratim të thellë
- I përshtatshëm për lëkurat e ndjeshme
- Hipoalergjik dhe jo komedogjen
- I testuar dermatologjikisht për prani të nikelit, kromit dhe kobaltit
2. Rilastil D-Clar Krem Ditor Depigmentues (40 ml)
Kremi ditor Rilastil D-Clar ndihmon në reduktimin e hiperpigmentimeve të ndryshme, përfshirë njollat e shkaktuara nga ekspozimi në diell, melazmën, efektet anësore të medikamenteve apo aknet. Me një veprim zbutës dhe uniformues, ndihmon në barazimin e tonit të lëkurës dhe rikthen shkëlqimin natyral.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për ato më të ndjeshmet.
Përbërës aktivë dhe përfitimet e tyre:
- Hydroxy-Resveratrol: për një efekt të thellë dhe gradual depigmentues që unifikon ngjyrën e fytyrës
- Kompleksi Clari Technology (Vitamina C, Vitamina PP, Tetrapeptide-30): ndriçon lëkurën, redukton njollat dhe përmirëson njëtrajtshmërinë e saj
- Vitamina E & Gamma Oryzanol: mbrojnë nga stresi oksidativ dhe ndotja, duke parandaluar hiperpigmentimin
- Natrium ADN & Acid Hialuronik: rikthejnë elasticitetin dhe mbajnë lëkurën të hidratuar dhe të butë.
Përdorimi
- 1.Aplikojeni në mëngjes në të gjithë fytyrën në lëkurë të pastër dhe të thatë. Shmangni kontaktin me sytë.
- 2.Aplikojeni në lëkurë të pastër dhe të thatë.