Rhinostop shurup (100+20.2+0.1 )MG/ 5 ML – 100 ML

275 L

Rhinostop shurup është një bar që përdoret nga mosha 6 vjeç tek fëmijët dhe nga të rriturit. Përmban 3 lëndë aktive që ndihmojnë në lehtësimin dhe zhdukjen e simptomave të ftohjes dhe gripit.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Rhinostop është bar në formë shurupi që përmban paracetamol, pseudoefedrinë dhe klorfenaminë. Paracetamoli vepron si analgjezik (pakëson dhimbjen) dhe si antipiretik (ul temperaturën trupore).
Pseudoefedrina është dekongjestiv (zvogëlon sekretimin nga hunda dhe sinuset), ndihmon gjatë frymëmarrjes. Klorfenamina është antihistaminik, i cili pengon zgjerimin e enëve të gjakut dhe bllokon permeabilitetin e kapilarëve që rezulton me zvogëlimin e edemës së mukozës.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëpërshkruesin ose konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit.
Për përdorim nga goja.
Rekomandohet të merret për fëmijët 6-12 vjeç 1 lugë matëse (5 ml) çdo 6 orë.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç 3 lugë matëse (15 ml) çdo 6 orë.

 

Paralajmërime
MOS e përdorni:
  • Nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve.
  • Nëse mjekoheni për tensionin e lartë, sëmundjet e zemrës, ulçer në stomak ose në zorrën dymbëdhjetë gishtore ose nëse merrni inhibitorë të MAO-së (barna për trajtimin e çrregullimeve të caktuara psikike dhe emocionale, të depresionit dhe sëmundjes së Parkinsonit).
Kujdes:
Konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit:
  • Nëse vuani nga astma.
  • Nëse keni probleme të mëlçisë dhe veshkave.
  • Nëse vuani nga epilepsia, aritmia, rritjes së tensionit të syve, mbyllja e kanaleve të bilës, prostatës së rritur dhe sëmundjes së sheqerit.
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni foshnjën me gji.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në temperaturë 25°C.
Nuk përmban alkol.
Përbërësit
Paracetamol, Pseudoefedrinë Hidroklorid, Klorfenaminë Maleati.
Lëndë ndihmëse Sakarozë, Glicerol, Propilenglikol, Sorbitol, Sakarini i Natriumit, Kosinil i Kuq,  Aromë Manaferre, Ujë i Purifikuar.