-5% Off

Pulmovis Junior – Syrup 150 ML

Original price was: 1400 L.Current price is: 1330 L.

Pulmovis është një produkt me origjinë bimore, i cili ka veti ekspektorante.

Compare

Description

Pershkrimi i Produktit

Efekti i produktit jepet nga kombinimi i substancave aktive të pranishme në disa përbërës të ekstrakteve bimore. Ekstraktet e rrënjës Althaea dhe gjethet e timusit kanë veprime mukolitike dhe mukokinetike.

  • Ekstraktet e gjetheve të Grindelia, rrënjës Althea, gjethet e Plantago dhe Timusit përmbajnë vajra esenciale, të cilat stimulojnë aktivitetin e cilieve të epitelit ciliar në rrugët e ajrit, kanë veti ekspektorante, antibakteriale dhe antiinflamatore.
  • Përveç kësaj, ekstraktet e Grindelia dhe gjethet e Timusit kanë veprim spazmolitik në muskujt e lëmuar të bronkeve, të cilat lehtësojnë largimin e mukusit. Ekstrakti i rrënjës së Althaea ka surfaktant, veprim mukolitik dhe antiinflamator. Ekstrakte të Abies alba dhe gjethet e eukaliptit përmbajnë vaj esencial dhe vitamina natyrale që janë shumë të nevojshme për organizmin në periudha të sëmundjes për stimulimin e sistemit imunitar.

Përdorimi

Për përdorim të këtij produkti këshillohet të merret pas vakteve.

Fëmijët 0-1 vjeç: ½ lugë çaji (2,5 ml) 1-2 herë në ditë.

Fëmijët 1-3 vjeç: ½ lugë çaji (2,5 ml) 2-3 herë në ditë.

Fëmijët 3-6 vjeç: 1 lugë çaji (5 ml) 1-2 herë në ditë.

Këshillohet të merret pas vakteve. Mund të shfaqen precipitate për shkak të përbërësve natyralë, por që nuk komprometojnë cilësinë e produktit.