-5% Off

Proctis – M – 10 Suposta

Original price was: 1500 L.Current price is: 1425 L.

Supozitorët Proktis-M janë një trajtim ndihmës që mbështet proceset rigjeneruese të kanalit anorektal pas ndërhyrjeve kirurgjike proktologjike. Ata ndihmojnë në shërimin e hemorroideve të brendshme dhe të jashtme, proktitit dhe fisurave anale, duke lehtësuar shqetësimet dhe përmirësuar procesin e rikuperimit.

Compare

Description

Përshkrimi i Produktit

Proktis-M përmban acid hialuronik, Aloe Vera dhe Kalendulë, përbërës me veti rigjeneruese dhe qetësuese. Acidi hialuronik është një komponent kyç i indeve, që ndihmon në proceset riparuese dhe riepitelizimin e tyre.

Supozitorët Proktis-M përdoren për trajtimin dhe shërimin e hemorroideve të brendshme dhe të jashtme, fisurave dhe fistulave perianale. Gjithashtu, ata janë një trajtim ndihmës për proceset riparuese të kanalit anorektal pas ndërhyrjeve kirurgjike proktologjike.

Indikohet për:
✔ Trajtimin e kanalit anorektal pas kirurgjisë proktologjike
✔ Trajtimin e hemorroideve të brendshme dhe të jashtme
✔ Trajtimin e proktitit, fisurave anale dhe fistulave perianale

 

Përdorimi

Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.

Përdorni një supost në ditë, preferohet në mbrëmjë përpara gjumit.

Kohëzgjatja e përdorimit varet nga zhvillimi i simptomave dhe sipas nevojës mund të përdoren dhe për një kohë më të gjatë.

Lani duar tuaja përpara dhe pas përdorimit të suposteve. Merrni supostin duke tërhequr dy krahët e blisterit dhe vendoseni në mënyrë rektale.

 

Paralajmërime

  • MOS përdorni supozitorët Proktis-M nëse jeni alergjik ndaj ndonjë prej përbërëve të këtij bari.
  • MOS i gëlltisni.
  • Këshillohun me mjekun tuaj përpara se të përdorni supostet Proktis-M nëse jeni shtatzënë ose po merrni barna të tjerë.
  • Mbajeni larg fëmijëve.
  • Mos e përdorni pas datës së skadencës të shënuar në paketim.
  • Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
  • Ruajeni larg dritës dhe në temperaturat 4 deri në 25°C.

 

Përbërësit

Kripë e Natriumit e Acidit Hialuronik, Centella Asiatica, Kalendula, Aloe Vera, Melaleuca, Gliceride Gjysmësintetike, BHT.