Peginpol Buona Pluhur – 100 GR

1862 L

Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Bazuar në dozimin e treguar më poshtë, merrni sasinë e produktit me ndihmën e një luge matëse që ju lejon të dozoni .
  • Nga 6 muaj në 2 vjeç (deri në 12 kg): 0.8 g/kg peshe trupore në ditë
  • Nga 2 vjeç deri në 11 vjeç ( nga 12 kg në 20 kg): 1 g/kg peshë trupore në ditë
  • Mbi 11 vjeç: ( + 20 kg) : 10-30 g në ditë.
5-7 kg 2 lugë të niveluara
7-9 kg 3 lugë të niveluara
9-12 kg 4  lugë të niveluara
12-15 kg 5 lugë të niveluara
15-18 kg 6 lugë të niveluara
18-20 kg 7 lugë të niveluara
Mbi 20 kg deri në 15 lugë të niveluara
Rekomandohet të merret ndërmjet vakteve.
Paralajmërime
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore të 30 g.
MOS e përdorni produktin për më shumë se 30 ditë rresht, nëse simptomat zgjasin , këshillohuni me doktorin tuaj.
MOS e përdorini nëse jeni të mbindjeshëm ndaj përbërësve të barit dhe ndaj Polietilen glikolit (PEG).
MOS e përdorni në fëmijë nën 6 muaj.
MOS e merrni nëse vuani nga: obstruksioni intestinal, stenozë intestinale, perforacion intestinal, sëmundje inflamatore të zorrëve (si sëmundja Krohn, koliti ulçeroz)
Kujdes:
Gjatë trajtimit me Peginpol këshillohet të ndiqni një diete strikte të shoqëruar me tretësirë orale për rihidratim (ORS) për të shmangur dehidratimin.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë nën temperaturën 25°C.
Përbërësit
Flakoni përmban: 100 g Macrogol 3350.
Lëndët ndihmëse: Dioksid silikoni, Shije, Sakarinë natriumi.
Compare

Description

Peginpol përmban Makrogol 3350 si lëndën e tij aktive që rregullon funksionin e zorrëve dhe ka efekt laksativ nëpërmjet një mekanizmi osmotic (tërheq ujë në zorrë). Peginpol përdoret në konstipacionin kronik dhe në rastet e aktivitetit të çrregullt të zorrëve. Nuk përthithet dhe nuk irriton membranën e mukozës ndaj nuk shkakton krampe (dhimbje) ose dhimbje abdominale.