Paracetamol Nova Argentia 500 MG – 30 Tableta

292 L

Paracetamoli Nova Argentia përdoret për uljen e temperaturës si pasojë e gripit ose sëmundjeve respiratore.
Gjithashtu çon në lehtësimin e dhimbjeve të lehta deri në ato mesatare të origjinave të ndryshme.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Paracetamol Nova Argentia përmban lëndën aktive paracetamol i cili ka veti antipiretike dhe analgjezike. Paracetamoli vepron duke ulur temperaturën dhe lehtësuar dhimbjen si dhimbjen e kokës, dhimbjen menstruale, dhimbjen e barkut etj. Nuk këshillohet të përdoret për më shumë se 3 ditë rresht.
Indikacione
Indikohet për:
  • Uljen e temperaturës në trajtimin e gripit dhe sëmundjeve të traktit respirator
  • Lehtësimin e dhimbjeve të llojeve të ndryshme nga të buta në mesatare
Udhëzime për përdorim
  • Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
  • Fëmijët me peshë nga 21 deri në 25 kg: ½ tabletë në ditë që mund të përsëritet pas 4 orësh pa tejkaluar 6 doza në ditë.
  • Fëmijët me peshë nga 26 deri në 40 kg: 1 tabletë në ditë që mund të përsëritet pas 6 orësh pa tejkaluar 4 doza në ditë.
  • Fëmijët me peshë nga 41 deri në 50 kg: 1 tabletë në ditë që mund të përsëritet pas 4 orësh pa tejkaluar 6 doza në ditë.
  • Fëmijët që peshojnë më shumë se 50 kg: 1 tabletë në ditë që mund të përsëritet pas 4 orësh pa tejkaluar 6 doza në ditë.
  • Të rriturit: 1 tabletë në ditë që mund të përsëritet pas 4 orësh pa e tejkaluar 6 doza në ditë.
Paralajmërime
MOS merrni Paracetamol Nova Argentia:
  • Nëse jeni alergjik ndaj paracetamolit ose ndonjë prej përbërësve të këtij bari.
  • Nëse keni probleme të rënda me mëlçinë.
  • Nëse keni anemi të përkeqësuar.
MOS e tejkaloni dozën e rekomanduar.
MOS e merrni këtë bar me alkool.
MOS e merrni më shumë se 3 ditë rresht.
MOS merrni dy doza për të zëvendësuar dozën që keni harruar të merrni.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj për përdorimin e këtij produkti nëse:
  • Keni probleme me mëlçinë (të lehta deri në mesatare)
  • Keni probleme të rënda me veshkat (insuficencë të veshkave)
  • Keni një sëmundje të rrallë që karakterizohet nga nivele të ulta të një enzyme që quhet glukozë-6-fosfati dehidrogjenazë.
  • Po merrni barna të tjerë
  • Jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve këtë bar.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës që shënohet në paketim pas “Skadenca”. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji. Ruajeni në paketim të mbyllur larg dritës.
Përbërësit
Lënda aktive është paracetamol. Çdo tabletë përmban 500 mg paracetamol.
Përbërësit e tjerë janë: Polivinilpirilidon, Glucolat natriumi, Talk, Stearat magnezi, Silic i hidratuar koloidal, Celulozë Mikrokristaline.