Operil 0.5% Spray Nazal – 10 ML

400 L

Operil 0,5 mg/ml është një solucion në formë spraji për hundën që ju ndihmon të merrni frymë më lehtë, për shkak të veprimit të saj zhbllokues. Përdoret tek fëmijët mbi 7 vjeç dhe te të rriturit.

 

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Operil 0,5 mg\ ml përmban oksimetazolinë, e cila është një dekongjestant      (zhbllokues) që ndihmon në zhbllokimin dhe lehtësimin e përkohshëm të hundës e shkaktuar nga alergjitë ose ftohja e zakonshme. Redukton sekrecionet e tepërta dhe ngushton enët e gjakut përreth zonës së hundës duke mundësuar një frymëmarrje më të lehtë.
Indikacione
Indikohet në:
  • Rinitin akut të shkaktuar nga të ftohtit
  • Rinitin alergjik
  • Rinosinuzit
  • Inflamacionin e veshit të mesëm
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 7 vjeç: Rekomandohet të hidhen 1-2 sprucime të Operil 0,5 mg/ml në secilën vrimë të hundës 2-3 herë në ditë.
Paralajmërime
MOS e përdorni te fëmijët nën 7 vjeç.
MOS e përdorni për më shumë se 7 ditë.
MOS përdorni OPERIL 0,5 mg /
ml nëse jeni alergjik ndaj oksimetazolinës ose ndonjë përbërësi tjetër.
MOS e përdorni nëse keni tharje të inflamuar të membranës mukozale të hundës me kore (inflamacion atropik të indit të hundës).
MOS e përdorni nëse jeni shtatzanë ose po ushqeni foshnjen me gji.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të përdorni OPERIL 0,5 mg / ml nëse:
  • Vuani nga insufiçienca kronike e zemrës
  • Vuani nga tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni)
  • Vuani nga çrregullime të ritmit të zemrës (aritmi)
  • Vuani nga tensioni i shtuar i syve (glaukoma)
  • Vuani nga diabeti
  • Keni aktivitet të shtuar të gjëndrës tiroide (hipertiroidizëm)
  • Jeni shtatzënë, duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë ose duke  ushqyer fëmijën me gji
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në  paketim.
Ruhet në temperaturë nën 25°C.
Nuk përmban konservues.
Përbërësit
Lënda aktive: Klorhidrat Oksimetazolina
Përbërës të tjerë: Klorur Benzalkonium, Hidroksid Natriumi,  Dihidrogjenfosfat natriumi dihidrat, Hidrogjenfosfat dinatriumi dehidrat, Ujë për Injeksion.