Oledro Hot – 12 Bustina

538 L

Oledro Hot formuluar me bustina eferveshente me shije limoni përdoret për lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit. Ul gjithashtu temperaturën e lartë dhe lehtëson dhimbjet me origjinë të ndryshme. Ndihmon në hollimin e sekrecioneve bronkiale në rrugët e frymëmarrjes duke lehtësuar kështu frymëmarrjen. Rekomandohet të përdoret për të rritur dhe fëmijët mbi 12 vjeç.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Oledro është një bar i kombinuar me 4 lëndë aktive që lehtësojnë simptomat e ftohjes, gripit dhe rinoviruseve. Paracetamoli është një bar antipiretik dhe analgjezik që ul temperaturën e lartë dhe lehtëson dhimbjen si dhimbja e kokë, dhimbje dhëmbi, dhimbje muskujsh dhe të kyçeve etj. Klorfeniraminë bar antihistaminic lehtëson simptomat e alergjisë si teshtitja, hundët e bllokuara dhe kolla. Fenilefrina është një dekongjestant që përdoret për lirimin e përhkohshëm të hundëve të bllokuara. Oksolamina bar antitusiv trajton kollën. Oledro Hot është i përshtatshëm të përdoret për të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç.
Indikacione
Indikohet për:
  • Trajtimin e simptomave të ftohjes, gripit dhe rinoviruseve.
  • Uljen e temperaturës.
  • Lehtësimin e dhimbjes.
Udhëzime për përdorim
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Hidhni një bustinë në 2/3 e gotës me ujë të nxehtë çdo 6 orë. Mos merrni më shumë se 4 bustina eferveshente në ditë. Mund të merret përpara ose pas vakteve.

 

Paralajmërime
MOS përdorni Oledro Hot:
  • Nëse jeni alergjik ndaj paracetamolit ose ndonjë prej përbërësve të tjerë.
  • Nëse keni sëmundje serioze kardiovaskulare, të mëlçisë ose veshkave.
  • Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut ose keni rrahje të shpejta të zemrës.
  • Nëse keni ulçerë peptike.
  • Nëse keni glaukomë.
  • Nëse keni bllokim në fshikëzën e urinës ose ne instestine.
  • Nëse vuani nga sëmundje të mushkërive ose keni astmë.
  • Me barna të tjerë që përmbajnë paracetamol.
  • Nëse fëmija juaj është nën 12 vjeç.
  • Nëse keni epilepsi.
  • Nëse keni defiçencë të enzimës glukozë-6-fosfat dehidrogjenaza.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të merrni Oledro Hot:
  • Nëse pini alkool.
  • Nëse vuani nga insuficenca e mëlçisë.
  • Nëse vuani nga sëmundje të zemrës.
  • Nëse keni aterosklerozë cerebrale.
  • Nëse keni feokromocitomë.
  • Nëse keni çrregullim të funksionit të tiroides, diabet dhe astmë bronkiale.
  • Nëse po i nënshtroheni një ndërhyrje kirurgjikale.
  • Nëse po merrni barna të tjerë.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve. Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë.
Përbërësit
Paracetamol, Maleate klorfeniramine, Hidroklorur fenilefrine, Citrat oksolamine, Aromë limoni, Sakarinë dhe Sheqer si agjent aromatizues.