Nutriben – Confort Milk Formula (0 m+) 800 Gr

3600 L

Qumësht formulë për bebe me problematika në tretje.

Compare

Description

Përshkrimi i Produktit

Nutriben Confort është një formulë me proteina hirre të hidrolizuara pjesërisht, e krijuar posaçërisht për të ndihmuar në trajtimin e çrregullimeve të lehta të tretjes, si dhimbjet e barkut dhe kapsllëku tek foshnjat.

Përbërje unike për tretje më të lehtë:

✔️ 10% Trigliceride me zinxhir të mesëm – Përmirësojnë tretjen dhe ndihmojnë në lehtësimin e kolikave.
✔️ 50% Laktozë – Favorizon tretjen dhe ndihmon në reduktimin e kolikave.
✔️ Prebiotikë – Mbështesin një florë të shëndetshme të zorrëve dhe përmirësojnë lëvizshmërinë intestinale.
✔️ Pa vaj palme – Për një formulë më natyrale dhe të përshtatshme për foshnjat.

Përdorimi

Lani duart dhe të gjitha pajisjet që nevojiten për përgatitjen e qumështit.

Valohet uji dhe lihet të ftohet deri në temperaturën 45°C.

Shtoni sasinë e duhur të qumështit dhe përzijeni deri në tretje të plotë.

Respektoni raportin e mëposhtëm:

  • 2 lugë qumësht në 60ml ujë, për fëmijët 0-2 javësh
  • 3 lugë qumësht në 90ml ujë, për fëmijët 2-8 javësh
  • 5 lugë qumësht në 150ml ujë, për fëmijët 2-3 muajsh
  • 6 lugë qumësht në 180ml ujë për fëmijët 3-6 muajsh
  • 8 lugë qumësht në 240ml ujë, për fëmijët mbi 6 muajsh
  • Para se ti jepni qumësht fëmijës provoni nxehtësinë duke hedhur disa pika në dorë.
  • Sasia që mbetet nuk përdoret më. Qumështi përdoret deri në një muaj pas hapjes.

Kujdes:

Para se të vendosni të plotësoni ose të zëvendësoni qumështin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me pediatren. Nëse ju përdorni për ushqyerje një shishe me biberon, foshnja të refuzojë ushqyerjen me gji.