Nurofen 400 – 10 Kapsula

420 L

Nurofen 400 mg përdoret në fëmijë mbi moshën 12 vjeç dhe te të rriturit. Lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Nurofen 400 mg përmban Ibuprofen një bar antiinflamator që lehtëson dhimbjen, dhimbjen e dhëmbit dhe dhimbjen menstruale. Ul inflamacionin dhe temperaturën. Nurofen 400 mg jepet për përdorimin në adoleshentët mbi 12 vjeç dhe mbi 40 kg dhe në të rriturit.
Indikacione
Indikohet në:
  • Lehtësimin e dhimbjes se lehtë deri në mesatare të shkaktuar nga dhimbja e dhëmbit, dhimbja e kokës, dhimbja menstruale.
  • Reduktimin e temperaturës e lidhur me të ftohurën dhe gripin.
Udhëzime për përdorim
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin e barit ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Dozimi
Fëmijët dhe adoleshentët që peshojnë mbi 40 kg (mbi 12 vjeç): Rekomandohet të merrni një kapsulë me ujë dhe më pas 1 kapsulë çdo 6 orë. Mos merrni më shumë se 3 kapsula në 24 orë.
Paralajmërime
MOS merrni Nurofen 400 mg nëse:
  • Jeni alergjik ndaj Ibuprofen ose ndaj njërit prej përbërësve të barit.
  • Keni patur astmë, skuqje të lëkurës, hundë me sekrecione, ënjtje të fytyrës pas trajtimit me ibuprofen, aspirinës ose barna të tjerë kundër dhimbjes.
  • Keni patur hemorragji ose perforacion gastrointestinal.
  • Keni probleme të mëlçisë ose veshkave.
  • Vuani nga shqetësime të lidhura me formimin e gjakut.
  • Keni tendencë për hemorragji ose probleme të lidhura me koagulimin e gjakut.
  • Vuani nga probleme të rënda të zemrës.
  • Jeni në tremujorin e fundit të shtatzanisë.
MOS ia jepni Nurofen fëmijës tuaj nëse ai/ajo është nën 12 vjeç ose peshon më pak se 40 kg.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj nëse:
  • Po trajtoheni me barna të tjerë.
  • Jeni në 6 mujorin e parë të shtatzënisë ose po ushqeni me gji foshnjën.
  • Simptomat pas marrjes së këtij bari vazhdojnë ose përkeqësohen.
Informacione të tjera
Mbajeni këtë bar larg fëmijëve.
Mos e përdorni barin pas datës së skadencës që është e shënuar në paketim. Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji.
Përbërësit
Secila kapsulë përmban: 400 mg lëndë aktvie ibuprofen.
Përbërësit e tjerë janë: Maltodekstrinë, amidon misri i përpunuar dhe tartrazine E 102, sakarinë natriumi (E954) ciklamat natriumi (E952), Citrat Natriumi.