Description
Përdorimi
- Përpara përdorimit të pompës, lexoni me kujdes instruksionet e përdorimit dhe lajini duart mirë.
- Sigurohuni që mbështetësja e silikonit të përshtatet me bazën e gjirit dhe buza e valvulës të montohet mirë në mënyrë që të shmagni futjen e ajrit pasi valvula nuk mund të punojë mirë.
- Nëse nuk është lidhur një adaptor, pajisja do të përdorë baterinë e integruar. Për këtë bateria duhet të karikohet (të paktën 2 shtylla të treguara në simbolin e karikimit të baterisë), kështu që të paktën një sesion pompimi të realizohet.
- Montojeni pompën. Ndizeni pompën duke shtypur butonin e ndezjes.
- Vendozeni bazën e gjirit me mbështetësen e silikonit të përputhur në gjirin tuaj në mënyrë që të jetë në qendër të bazës së pompës.
- Mbajeni konteinerin e qumështit të gjirit të ngjitur me bazën e gjirit në pozicion.
- Për të filluar pompimin shtypni njërin nga butonate +, – për të rregulluar fuqinë e thithjes dhe simbolin me dy pika për të rregulluar ritmin e thithjes. Pompimi do fillojë me ritmin më të shpejtë të thithjes dhe me fuqinë më të ulët të thithjes.
- Shtypni butonin pause për ta vendosur pompën në pushim. Për të vazhduar pompimin, shtypni sërish butonin pause.
Paralajmërime
- MOS e vini në kontakt pompën me ujin, pasi mund të ketë rrezik të shkarkimit elektrik dhe njësia e motorit mund të dëmtohet.
- Pompa elektrike e gjirit nuk duhet të përdoret direkt pranë ose midis pajisjeve të tjera.
- Pjesët e pompës nuk duhet të pastrohen në lavapjatëse -detergjentët e lavapjatëses mund të shkaktojnë dëmtim të produktit.
- Këshillohuni me doktorin tuaj përpara përdorimit të pompës elektrike NUK nëse lëkura e gjinjve tuaj është e dëmtuar ose ato janë të infektuar.
- Bateria e karikueshme është pjesë e pajisjes dhe nuk mund të zëvendësohet nga ju. Një bateri e zëvendësuar në mënyrë jo korrekte mund të sjellë në rritje të temperaturës, shpërthim dhe/ose zjarr.
- Hiqni çdo krem me yndyrë ose vajor nga gjinjtë tuaj përpara se ta përdorni pompën pasi ato mund të dëmtojnë pjësën e silikonit.
- Mbajeni larg fëmijëve.
- Mos e ekspozoni pajisjen në dritë, pasi rrezet UV dhe mbinxehja mund ta bëjnë plastikën të brishtë.