Description
Përshkrimi i Produktit
Përkujdesje Foto-Mbrojtëse Teper e Lartë për Të Gjithë Familjen. Konceptuar veçanërisht për lëkurën delikate të foshnjave dhe fëmijëve, ky produkt ofron mbrojtje të shkëlqyer për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për ato më të ndjeshmet, si dhe për lëkurat intolerante ndaj diellit dhe ato me tendencë atopike.
Fytyrë dhe trup – SPF 50+, anti UVB UVA, ofron mbrojtje të plotë për të gjithë familjen, përfshirë gratë shtatzëna.
Përbërës dhe Përshtatshmëri
- Kombinim i 4 filtrave mbrojtës organikë, të zgjedhur për tolerancën e lartë të lëkurës.
- Avocado Perseose®, një përbërës aktiv i patentuar që forcon barrierën e lëkurës dhe mbron kapitalin qelizor të lëkurës së foshnjës.
- Vaji i Avokados ndihmon në forcimin dhe mbrojtjen e shtresës hidrolipidike të lëkurës.
- Vitaminë E me veprim antioksidant, ofron mbrojtje shtesë dhe ndihmon në parandalimin e dëmtimeve nga dielli.
Përfitimet e Produktit
Pa parfum, i sigurt dhe i butë për lëkurën e foshnjave dhe fëmijëve.
Teksturë jo yndyrshme dhe jo ngjitëse, që aplikohet lehtësisht dhe nuk lë shenja të bardha në lëkurë apo veshje.
Siguron mbrojtje të jashtëzakonshme për lëkurën e ndjeshme, duke ruajtur shëndetin dhe bukurinë natyrale të saj.
Përdorimi
- Aplikohet bollshëm në lëkurën e thatë, çdo 2 orë.
- Të evitohet kontakti i produktit me sytë.
- Këshillohet përdorimi i kapaleve, syzeve dhe bluzës për mbrojtjen e lëkurës së bebeve.
- Rekomandohet shmangia e kontaktit direkt të lëkurës së bebeve me rrezet e diellit.