Moment 200 MG – 24 Tableta

1008 L

Moment 200 mg përdoret për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit. Trajton simptomat e ftohjes dhe gripit dhe ul temperaturën e lartë. Tabletat Moment rekomandohen për përdorim për të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç.

Compare

Description

Përshkrimi i produktit
Moment përmban ibuprofen , një bar që i përket klasës të analgjezikëve, anti-inflamatorë që përfshin barnat që luftojnë dhimbjen dhe inflamacionin si dhimbja e kokës, dhimbje dhëmbi, dhimbje të kyçeve dhe muskujve etj. Ibuprofen ka gjithashtu veti antipiretike duke ulur temperaturën e lartë. Trajton simptomat e ftohjes dhe gripit në të rriturit dhe adoleshentët mbi 12  vjeç.
Indikacione
Indikohet në të rritur dhe adoleshentët nga 12 vjeç për:
  • Trajtimin e dhimbjes të origjinave dhe naturave të ndryshme (dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, neuralgi, dhimbje të muskujve, të kockave, dhimbje menstruale).
  • Lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit.
  • Uljen e temperaturës.
Udhëzime për përdorim
Lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç: Doza e rekomanduar është 1-2 tabeta dy deri në tre herë në ditë.
Moment mund të merret në stomak bosh. Pacientët me probleme të stomakut , këshillohent ta marrin me stomak plot.
Flisni me doktorin tuaj nëse nuk ndiheni mirë ose përkeqësoheni pas 3 ditësh trajtim.
Paralajmërime
MOS e përdorni Moment nëse:
  • Jeni alergjik ndaj ibuprofenit dhe/ose ndaj përbërësve të këtij bari.
  • Jeni alergjik ndaj barnave të tjerë antireumaztimale (aci acetilsalicilik) që përdoren për të trajtuar dhimbje të muskujve dhe te artikulacioneve
  • Jeni nën 12 vjeç.
  • Jeni në trimujorin e fundit të shtatzanisë ose po ushqeni me gji.
  • Vuani nga sëmundje të stomakut ose intestinale
  • Keni gjakderdhje ose perforacion të stomakut ose të zorrëve pas përdorimit të barnave
  • Vuani nga forma të rëndë të sëmundjeve të zemrës
  • Vuani nga sëmundje të rënda të mëlçisë ose veshkave
  • Keni humbje të lëngjëve si pasojë e të vjellave, diarresë ose marrjes në sasi të pakët të lëngjeve.
Kujdes:
Flisni me doktorin tuaj përpara se të merrni Moment:
  • Keni patur vështirësi në frymëmarrje pas përdorimit të acidit acetilsalicilik (aspirinë) ose barna të tjerë antiinflamatorë.
  • Vuani nga asthma, hundë me sekrecione, polipe në hundë
  • Po merrni barna të tjerë anti-inflamatorë si inhibitorët selektivë të COX-2 meqë mund të rrisin rrezikun e ulcerave ose gjakderdhjes.
  • Jeni i moshuar ose vuani nga ulcera, sëmundja kronike e zorrëve, sëmundje të lidhura me stomakun dhe zorrëve që lidhen me përdorimin e barnave.
  • Keni presion të lartë të gjakut.
  • Keni funskion të ulët të veshkave dhe mëlçisë
  • Jeni shtatzanë ose planifikoni të mbeteni shtatzanë.
Nëse vini re shfaqjen e skuqjeve, lezioneve mukozale ose shenja të hipersensitivitetit duhet të ndalni trajtimin me Moment.
Ky produkt përmban Sukrozë: Nëse doktori juaj ju ka diagnostikuar me intolerancë ndaj disa sheqernave (si psh sukroza) flisni me të para se ta merrni barin.
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës e shënuar në paketim pas EXP.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të muajit.
Përbërësit
Lënda aktive është Ibuprofen 200 mg
Përbërës të tjerë janë: Amidon, Karboksimetil natriumi, Povidon, Silic koloidal anhidrik, Talk, Hidroksipropilceluloza, Gomë arabike, Sukrozë, Macrogol 6000, Karbonat magneziumi, Dioksid titani.